1,017 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,017 raste të reja nga COVID-19 dhe dy viktima nga COVID-19.

“Janë 20,928 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 48 vjeçe, një qytetar nga Lushnja 61 vjeç”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1 mijë e 254 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 209,455 që nga fillimi i epidemisë.

Në të gjithë Shqipërinë raste aktive me COVID-19 janë 20,928./TopChannel