Ra në xhungël nga aeroplani dhe mbijetoi

Në moshën 17-vjeçare, biologia Juliane Diller ishte e vetmja e mbijetuar e një aksidenti me aeroplan në xhunglën e Amazonës. Pesëdhjetë vjet më vonë ajo udhëheqë me ‘Panguana’, një stacion kërkimor i themeluar nga prindërit e saj në Peru.

Pasi kishte rënë në tokë, në një mëngjes në xhunglën e thellë tropikale të Amazonës, Juliane Diller e kishte humbur orientimin dhe shumëçka i dukej e turbullt. Pak para mesditës së një dite më parë – në prag të Krishtlindjeve të vitit 1971 – Juliane, atëherë 17 vjeçare, dhe nëna e saj po fluturonin me aeroplan prej qytetit Lima drejt Pucallpa, një qytet port i përafërt përgjatë lumit Ucayali. Destinacioni i saj final ishte ‘Panguana’, një stacion kërkimi biologjik në rripin e Amazonës, ku për tri vjet ajo kishte jetuar, me nënën e saj, Marian, dhe babain e saj, Hans-Wilhelm Koepcke, që të dy zoologë me profesion.

Fluturimi parashikohej të zgjaste më pak se një orë. Rreth 25 minuta pas ngritjes, aeroplani me 86 pasagjerë u fut në një stuhi dhe filloi të dridhej. Bagazhi sipër kokave të tyre filloi të shkapërderdhjes kudo nëpër aeroplan.  Aeroplani po rrëzohej dhe shumë shpejt do të përplasej me tokën. 

Mbaj në mend kur nëna ime, ulur pranë meje, tha: “Shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë,” thotë Dr. Diller, përmes një video-bisede nga shtëpia e saj jashtë Mynihut, tashmë në pension. 

Nga dritarja e aeroplanit ajo kishte vërejtur rrufenë që e kishte goditur krahun e djathtë të avionit. 

“Tani gjithçka ka mbaruar”, kishte dëgjuar tek thoshte nëna e saj. Britma dhe qarje kudo brenda aeroplanit pastaj kujton krismën kur aeroplani ishte coptuar duke e lënë atë të ndarë nga të gjithë të tjerët në bord. “Gjëja tjetër që dija, ishte se nuk isha më brenda në kabinë,” tha Dr. Diller. “Isha jashtë, në ajër të hapur. Unë nuk kisha dalë nga aeroplani, aeroplani kishte dalë nga unë.”

Kishte shpëtuar për mrekulli kur stoli me tri ndenjëse ishte i lidhur me rrip sigurie duke u shkëputur nga aeroplani për të rënë pastaj në tokë, prej një lartësie mbi tri kilometra. Kishte shpëtuar sepse kishte rënë mbi pemët e xhunglës duke u rrotullisur pastaj teposhtë nëpër gjethe të dendura të cilat kishin bërë që të zvogëlohet shpejtësia e përplasjes. Vetëdija i kishte ardhë diç më vonë. Ishte e vetmja që kishte mbijetuar. 

Dëmtimet e saj ishin relativisht të lehta: një klavikulë e thyer, një gju i ndrydhur dhe çarje në shpatullën e saj të djathtë dhe pulpin e majtë. Mirëpo shqetësimi i saj më i madh ishte humbja e syzeve sepse ishte miope. Këto kujtime të trishta ajo i përshkroi në kujtimet e saja që i quajti “Kur rashë nga qielli” botuar në Gjermani.

“Jam e tëra e lagur, e mbuluar me baltë dhe papastërti, sepse duhet të ketë rënë shi për një ditë e një natë.”

I njihja tingujt e kafshëve të egra nga Panguana andaj e kuptova se isha në të njëjtën xhungël dhe i kisha mbijetuar përplasjes,” thotë Dr. Diller. “Ajo që përjetova nuk ishte frika, por një ndjenjë e pakufishme braktisjeje.” E tronditur, e mjegulluar nga një tronditje dhe me vetëm një qese të vogël me karamele për ta mbajtur atë, ajo kaloi nëpër Amazonën e frikshme, përmes gjarpërinjëve helmues dhe merimangave, përmes mizërisë së mushkonjave dhe krijesave tjera të rrezikshme në të saj xhungle.

Për shkak se ishte stinë e lagësht, frutat nuk gjendeshin atypari, nuk kishte mundësi ta ndizte ndonjë zjarr. Megjithatë siguroi ujë nga lumi dhe ky ishte ushqimi i saj i vetëm.  Për 11 ditë rresht, përmes lagështisë së madhe dhe nxehtësisë përvëluese njëkohësisht, ajo eci dhe notoi pa u ndalur. 

Një strehë për milingonat dhe lakuriqët e natës

Këtë vit është 50-vjetori i LANSA Flight 508, fatkeqësia më vdekjeprurëse e rrufesë në historinë e aviacionit. Gjatë këtyre viteve, Juliane u transferua në Gjermani dhe mori titullin e doktorit në biologji duke u bërë një zoologe i shquar. Në vitin 1989, u martua me Erich Diller, entomolog dhe ekspert mbi grerëzat parazitare. Në vitin 1981, ajo kaloi 18 muaj në rezidencë në stacion ndërsa studionte tezën e saj të diplomimit mbi fluturat ditore dhe disertacionin e doktoraturës për lakuriqët e natës. Nëntëmbëdhjetë vjet më vonë, pas vdekjes së babait të saj, Dr. Diller mori detyrën si drejtoreshë e Panguana dhe organizatore kryesor i ekspeditave ndërkombëtare në strehimore. “Në ecjen time të vetmuar 11-ditore të kthimit në qytetërim, i bëra vetes një premtim,” tha Dr. Diller. “Unë u zotova se nëse do të qëndroja gjallë, do t’ia kushtoja jetën një kauze kuptimplote që i shërbeu natyrës dhe njerëzimit.”

Ky kauzë do të bëhej Panguana, stacioni më i vjetër i kërkimit biologjik në Peru. Duke filluar nga vitet 1970, Dr. Diller dhe babai i saj lobuan te qeveria për ta mbrojtur zonën nga pastrimi, gjuetia dhe kolonizimi. Më në fund, në vitin 2011, Ministria e sapoformuar e Mjedisit e shpalli Panguanën një zonë private të ruajtjes.

Kthimi në vendin e përplasjes

Dr. Diller e përshkruan rininë e saj në Peru me entuziazëm dhe dashuri. Kishte lindur në kryeqytetin peruan, Lima, ku – thotë – ajo, termetet ishin një përditshmëri. 

Ishte ende e përhumbur kur u nda nganëna e saj. “Mbi të gjitha, sigurisht, momenti më i vështirë për mua ishte kur më duhej të pranoja se me të vërtetë vetëm unë kisha mbijetuar dhe se nëna ime kishte vdekur”, thotë ajo. “Pastaj, moment tjetër i vështirë ishte kur kuptova se nuk dëgjoja më asnjë aeroplan kërkimi dhe isha e bindur se me siguri do të vdisja, dhe ndjenja e vdekjes pa bërë kurrë asgjë të rëndësishme në jetën time të re, më tmerronte.”

Ajo fitoi famë pa dëshirë nga katastrofa ajrore, falë një filmi biografik italian në vitin 1974, “Mrekullitë ende ndodhin”, në të cilin adoleshenti Dr. Diller portretizohet si një shaka histerike. Ajo i shmangu mediat e lajmeve për shumë vite më pas dhe ende goditet nga reportazhi i hershëm, i cili ndonjëherë ishte jashtëzakonisht i pasaktë. Sipas një rrëfimi në revistën Life në vitin 1972, ajo u largua duke ndërtuar një varg hardhish dhe degësh. E përjavshmja gjermane Stern festoi me një tortë që gjeti në rrënojat dhe la të kuptohej, nga një intervistë e bërë gjatë shërimit të saj, se ajo ishte arrogante dhe pa ndjenja.

Historia e Dr. Diller nuk u bë e njohur botërisht deri në vitin 1998,  kur asaj iu afrua regjisori i filmit ëerner Herzog, i cili shpresonte ta kthente historinë e të mbijetuarit të saj në një dokumentar për TV gjerman. 

E intriguar nga dokumentari për tragjedinë e saj, Dr. Diller udhëtoi për në Peru dhe u dërgua me helikopter në vendin e përplasjes , ku ajo i tregoi detajet e tmerrshme zotit Herzog mes mbetjeve ende të shpërndara të avionit. 

Rezultati i bashkëpunimit të Dr. Diller me Z. Herzog ishte dokumentari “Wings of Hope” (Krahët e shpresës).

Pesëdhjetë vjet pas udhëtimit traumatik të Dr. Diller nëpër xhungël, ajo është e kënaqur teksa shikon prapa në jetën e saj dhe e di se e ka arritur qëllimin dhe kuptimin. “Thjesht, mundësia për t’i ndihmuar njerëzit dhe të kem bërë diçka për natyrën do të thotë se mundësia që mu dha për të mbijetuar ishte diçka me vend,” thotë ajo me një buzëqeshje. “Dhe për këtë, unë jam shumë mirënjohës.”/NYT

Përgatiti: Nuhi Shala