Citroen 2CV prej druri shitet mbi 200 mijë euro

Një Citroen 2CV prej druri, që mendohet të jetë i vetmi në llojin e tij, është shitur për 210,000 euro në një ankand në Francë – një rekord i ri i çmimit për automjetin ikonë.

Vetura, funksionale dhe e regjistruar në Francë, i kaloi pritshmëritë kur doli në ankandin e qytetit qendror të Tours të dielën.

2CV, me një karaseri të punuar me dorë nga druri, por që i shfaq të njëjtat lakime të famshme sikurse klasikja franceze e pasluftës, u rrëmbye nga një koleksionist me seli në Paris, i cili zotëron një muze të atraksioneve të cilësisë së mirë në panair.

Shtëpia e ankandeve e kishte nxjerrë një çmim udhëzues prej 150.000-200.000 eurosh.

Ankandi Aymeric Rouillac e shpalli shitjen një rekord teksa mori çmimin final.

Rekordi i mëparshëm për një 2CV ishte 172,000 euro.

Krahët e automjetit janë prej arre, shasia e saj është prej druri dardhe dhe molle, ndërsa zdrukthëtari Michel Robillard ka përdorur qershi për mbulesën dhe bagazhin.

Robillard i tha AFP se i kaloi pesë vjet dhe afërsisht 5,000 orë për ta krijuar këtë veturë duke filluar nga viti 2011.

“E kam si vajzën ime”, tha ai teksa e lustronte veturën përpara ankandit. “Unë kisha tre djem dhe kjo ishte vajza ime e vogël”.

Ai tha se ka në mendje një tjetër “projekt të çmendur” për vitet e ardhshme.

Ai synon ta bëjë një version prej druri të një tjetër klasike franceze – Citroen DS, i cili në vitin 2025 do t’i festojë 70 vjet ekzistencë./France24