Makinat elektrike që u shitën në më pak se 18 minuta

Rreth 1,800 njerëz kanë shprehur interes për versionin Buggy të makinës së vogël elektrike Citroen.

“Më vjen keq Elone, e vetmja mënyrë për të marrë një veturë të tillë është të na blesh,” shkruhet në një billbord të madh në stacionin e trenit Gare de L’Est të Francës që reklamon automjetin mini elektrik të Citroen Ami, ose edicionin e tij të kufizuar “My Ami Buggy”.

Arsyeja pse as Elon Musk nuk mund ta marrë këtë automjet (edhe pse besojmë se nëse do të ofronte një figurë të mirë, nuk ka dyshim se Citroen do të ndryshonte mendje) është se vetëm 50 copë nga ky mini SUV elektrik dolën në shitje dhe të gjithë shiten shumë shpejt.

Sipas Stellantis, kompania ombrellë ku bën pjesë Citroen, u deshën vetëm 17 minuta e 28 sekonda për t’i shitur të gjitha automjetet në dispozicion. Edhe pse vetëm 50 copë, kjo shifër flet për një kërkesë të madhe – 1,800 persona treguan interes për të blerë.

Modeli origjinal i Ami, një automjet i vogël elektrik i qytetit, u prezantua në treg në prill të vitit 2020 dhe deri më tani ka shitur rreth 22,000 njësi, në tregun evropian dhe në Marok, ku edhe prodhohet.

Koncepti i versionit Offroad të Ami u prezantua në fund të vitit të kaluar, dhe ndryshon nga origjinali me atë që nuk ka çati, por një kanavacë (plato) që mund të rrotullohet në mënyrë që automjeti të mbulohet ose të përdoret pa çati dhe ka hekura metalike në vend të dyerve. Ngjyra e gjelbër, që t’i kujton xhipat ushtarake, i jep një bukuri shtesë përshtypjes agresive offroad.

Çmimi i kësaj makine është diç më pak se 10 mijë euro dhe duke pasur parasysh kërkesën, Stellantis mund të vendosë të ofrojë automjete shtesë të përshtatura për offroad./Dnevnik.hr