VIDEO - Koncert pianistik i studentëve të Fakultetit të Arteve të UP-së

Studentët e Degës së Muzikës, të Fakultetit të Arteve të UP, “Hasan Prishtina”, klasa e profesoreshës Valbona Pula- Petrovci, kanë mbajtur koncertin pianistik me vepra të kompozitorëve të njohur.

Koncerti është mbajtur më 10 mars 2022, në njërën prej sallave të Fakultetit të Arteve të UP-së.

Profesoresha Pula- Petrovci ka thënë në fillim të koncerti se me këtë paraqitje studentët kanë edhe një mundësi që të përgatiten për prezantimet para publikut.

“Skena është pjesë shumë e rëndësishme e profesionet të tyre në të ardhmen, prandaj është shumë e rëndësishme që studentët ta krijojnë një kontakt me publikun”, ka thënë profesoreshë Pula- Petrovci.

Më pas, pianistët e ardhshëm interpretuan pjesë nga veprat e kompozitorëve të ndryshëm.