Vjosa Berisha

Vdes producentja Vjosa Berisha

Ka vdekur producentja Vjosa Berisha pas një beteje me sëmundjen e kancerit në një spital në Londër.

Lajmi për vdekjen e saj u bë i ditur nga bashkëshorti i tashmë të ndjerës, Fatos Berisha.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë”, ka shkruar ai.

Vjosa Berisha ka qenë producente dhe drejtoreshë e përgjithshme e festivalit PriFilm Fest.