Shfaqja kroate merr çmimin kryesor në ‘PITF 2019’

Shfaqja, “A më do”, (Volis me) nga Kroacia, me regji të Janez Vajevec ka fituar ‘Çmimin për shfaqjen më të mirë’ në edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Prishtinë, që u mbajt nga 04-09 nëntor 2019 në Kolegjin AAB në Prishtinë.

Festivali është organizuar nga Kolegji AAB dhe të gjitha shfaqjet janë dhënë në Teatrin “Faruk Begolli” të këtij kolegji.

Ndërsa moto e edicionit të tretë të këtij festivali ishte “Besim, dije, guxim”.

Shfaqja, “A më do”, përveç për shfaqjen më të mirë, ka marrë edhe çmimin shfaqja më e mirë e mediave.

Ndërsa, ‘Çmimi për regjisorin më të mirë’ e ka fituar regjisori grek Angelopoulos Tasos për shfaqjen e tij “Moskov Selim”, ndëra ‘Çmimin për aktorin më të mirë’ e mori aktorit nga Maqedonia, Tome Stanovski, për rolin e tij në shfaqjen “I’m Actor Human”.

Aktori Mikel Markaj ka marr ‘Çmimin për rolin më të mirë dytësor’, për rolin në shfaqjen “Shumë zhurmë për asgjë”.

Festival i vetëm ndërkombëtar për teatrin në vend, “Prishtina International Theater Festival”, organizuar nga Kolegji AAB është mbajtur nga 4 deri më 9 nëntor 2019 në Teatrin ‘Faruk Begolli” të këtij kolegji.

Në garë për çmimet e edicionit të tretë të këtij festivali ishin pesë shfaqje teatrale:  “Shumë zhurmë për asgjë” nga Kosova, “I’m actor human” nga Maqedonia e Veriut, “Moskov Selim” nga Greqia, “Voliš li me” nga Kroacia, dhe “Truth or Dare” nga Bullgaria.