‘Shfaqja e fundit e Marie Gjonit’, sot reprizë në Teatrin Kombëtar

Drama “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit”, me tekst të Veton Surroit dhe regji të Andras Urban, jepet sot reprizë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja jepet duke filluar nga ora 20:00, ndërsa rrëfen lidhjen në mes të një politikani komunist dhe një primadone të teatrit.

Përmes rrëfimit të lidhjes së dy personazheve, e cila arrin t ‘i mbijetojë sfidave, pavarësisht zhvillimeve, jepet një perspektive historike e Kosovës përmes përfaqësimit të familjes së informatorëve që brez pas brezi i shërbejnë çdo regjimi – mbretërisë serbe, fashiste, italiane, naziste, komunistëve serb, komunistëve shqiptar të Kosovës e deri më sot.

“Shfaqja e fundit e Marie Gjonit”, sjellë së bashku tragjiken dhe komiken në një tregim që përpiqet të kuptojë djallëzinë njerëzore si dhe dashurinë e pakushtëzuar.

 Në shfaqje luajnë: Adrian Morina, Armend Baloku, Edona Reshitaj, Shkelzen Veseli, Shpejtim Kastrati, Ylber Bardhi.