Qeveria miraton projektligjin për buxhetin e 2023, pritet të jetë 3.2 miliardë euro
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për buxhetin e vitit 2023 që pritet të jetë rreth 3 miliardë e 212 milionë euro
Kryeministri Kurti ka njoftuar se të hyrat buxhetore presin që të ketë rritje prej 2 miliardë e 884 milionë euro.
“Kemi ndarë 745 milionë euro në paga dhe mëditje, 496 milionë euro në kategorinë mallra dhe shpenzime, 1 miliard e 98 milionë në subvencione dhe 811 milionë euro në shpenzime kapitale”- tha kryeministri Kurti.
Po ashtu Kurti tha se janë shtuar 240 pozita të reja për inspektorët dhe janë ndarë 296 milionë euro për shëndetësinë e 60 milionë janë për barnat esenciale.
Ai tha se do të vazhdohet mbështetjen e ndërmarrjeve publike.
“Me mbështetjen e bashkimit evropian, tani do të kemi 75 milionë euro në ndihmë të qytetarëve për tejkalimin me krizën energjetike” – tha ai.
Ndërkaq, ministri i Financave Hekuran Murati tha se ky projekt buxhet ka tre objektiva dhe pret rrije ekonomike deri në 5.5%.