‘Pesë stinët e armikut të popullit’ jepet sot nëTeatrin e Prizrenit

Teatri “Bekim Fehmiu” i Qytetit të Prizrenit, shfaq sot në mbrëmje dramën “Pesë stinët e armikut të popullit”, me tekst të Jeton Neziraj dhe regji të Bleta Nezirajt.

Shfaqja është produksion i Qendrës Multimedia në Prishtinës, dhe flet për degradimin e kryeqytetit të Kosovës së pasluftës, jo vetëm në aspektin urbanistik, por edhe në sistemin korruptiv që kishte nisur të lëshojë rrënjë në shtetin e sapo çliruar.

“Pesë stinët e armikut të popullit” shtjellon edhe fatin tragjik të njeriut, i cili u përpoq të ndalonte veprimet korruptive dhe ato që po krijonin mundësi për degradim urbanistik të Prishtinës.

Në shfaqje luajnë: Armend Smajli, Shpetim Selmani, Egzona Ademi, Kushtrim Qerimi, Afrim Muçaj, Verona Koxha.