‘O.Taka’ rikthehet sot në skenën e Teatrit Kombëtar

Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq sot në mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar, baletin “O.Taka”.

Shfaqja “O. taka” me koreografi dhe libreto të Sinan Kajtazit, risjellë në një version të veçantë vallen e njohur “Osman Taka”.

Inspirimin për realizimin e kësaj shfaqje, Kajtazi e mori nga veprimi fisnik i Osman Takës, luftëtarit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili pak para se të varej nga osmanët, kërkoi që të interpretonte vallen e shpirtit të tij, gjë që edhe i shpëtoi jetën.

Përveç kësaj shfaqja, me të cilën BKK-ja nis repertorin për këtë muaj, gjatë shkurtit, ky institucion do të shfaqë edhe dy reprizat tjera për publikun, baletin “Carmen” dhe “Ngjyrat e Vallëzimit”.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!