Një filmi kosovar shfaqet në kinematë spanjolle

Filmi “Galaktika e Andromedës” (Andromeda Galaxy) i regjisores More Raça, do të shfaqet gjatë këtij muaji në kinematë spanjolle.

Lajmi është bërë i ditur nga regjisorja Raça, përmes llogarisë së saj në rrjetin social Facebook.

“Kur filmi e mund politiken. Spanja nuk e njeh Kosovën por filmin kosovar e shfaq në rrjetin e kinemave. ‘Galaktika e Andromedës’, gjatë muajit gusht shfaqet në kinematë spanjolle”, ka shkruar Raça në Facebook.

“Galaktika e Andromedës” rrëfen historinë e Shpëtimit, burri i cili jeton i vetëm me vajzën e tij, kur një takim i rastësishëm ia ndërron kahen e jetës.

.