'Kino Armata' në shtator me javën e filmave mbi migrimin

Filmat nga seria ‘MIGRATION 101’ që trajtojnë temën e migrimit, do të shfaqen në Kino Armata më 17, 18 dhe 19 shtator 2019.

Kjo javë e filmit mbi migracionin organizohet nga Kino Armata dhe Aleanca Franceze në Prishtinë.

Përmes një njoftimi në facebook, menaxhmenti i Kino Armatës njofton se kjo kinema në bashkëpunimin e radhës me Aleancën franceze, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema do të bëjë shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve francez para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.

Të gjitha filmat do të shfaqen në gjuhën origjinale me titra anglisht dhe hyrja është falas.

Orari i filmave:

E martë, 17 shtator, 20:00h
“BARCELONE OU LA MORT” (2007), 49 min.
Regjisor: Idrissa Guiro

E mërkurë, 18 shtator, 20:00h
“FIÈVRES” (2013), 89 min.
Regjisor: Hicham Ayouch

E enjte, 19 shtator, 20:00h
“BRÛLE LA MER” (2014), 75 min.
Regjisorë: Nathalie Nambot, Berchache Maki