Skenë nga filmi 'Zgjoi'. Foto: QKK.

Kinematografia kosovare merr vëmendje në Festivalin e Lubjanës

Dhjetëra filma kosovarë të prodhimeve të fundit janë shfaqur në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit që po mbahet në Lubjanë të Sllovenisë.

Filma kosovarë që u shfaqën në këtë Festival, në kuadër të programit “Kosova në fokus”, janë të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër që kanë arritur suksese në festivale ndërkombëtare.

Përmes një njoftimi, Qendra Kinematografike e Kosovës bën të ditur se në kuadër të këtij Festivali është organizuar edhe diskutimi ‘Kinemaja Bashkëkohore e Kosovës”, ku morën pjesë regjisorja Kaltrina Krasniqi dhe zëvendësuesi i drejtorit të QKK-së Lum Çitaku.

Festivali i filmit Lubjanë do të përmbyllet më 20 nëntor.