
Pamje nga ekspozita ‘Rrugëtimi i abetares shqip 1844 – 1942’. Foto: KALLXO.com.
Hapet në Prishtinë ekspozita me abetaret e vjetra të shqipes - FOTO
Organizuar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës (AShAK) në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë (BKSh) dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL) në Tiranë është hapur sot ekspozitën retrospektive “Rrugëtimi i abetares shqip 1844 – 1942”.
Ekspozita është hapur në hollin e objektiT të AShAK-ut në Prishtinë.
Në këtë ekspozitë janë prezantuar ekzemplarë të abetareve shqipe që nga ajo e Naum Veqilharxhit e botuar në 1844 në Rumani e deri tek abetarja toskërisht e gegënisht, botuar nga Ministria e Arsimit në Firence më 1942, e që ruhen në në fondin arkivor të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.
Mehmet Kraja, kryetar i AShAK-ut tha në çelej të ekspozitës se me këtë aktivitet po prezantohet një periudhë 100-vjeçare e historisë së abetares shqipe.
“Janë mbi 100 vjet të abetares shqip, me një distancë kohore mbi 70 vjet deri në ditës e sotme, kjo nuk është thjesht një e dhënë historike se abetarja shqipe ka një moshë pjekurie gati 180 vjeçare, por më shumë se kaq”-tha akademik Kraja.
Nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe Piro Misha, drejtor i BKSh-së dhe Alda Bardhyli, drejtoreshë e QKLL-së.
“Ekspozita sjell një rrugëtim të rëndësishëm të emancipimit kombëtar të shqiptar, ekspozita fillon me abetaren parë të botuar në 1844 ku janë të përfshira edhe abetaret e botuar nga personalitete të njohura të kohës dhe mbaron me abetaren e botuar në viti 1942” – tha Misha, drejtor i BKSh-së
“Hapja e kësaj ekspozite është një ngjarje historike, e lidhur me identitetin e kulturën duke prezantuar ndikimin që ka pasur rrugëtimin i abetares shqipe”-tha Alba Bardhyli, drejtoreshë e QKLL-së.