Friends: Shou që ndryshoj mendimin për familjen

Shfaqja e parë e Friends para 25 viteve na dhuroi më shumë se një stil flokësh, ajo solli një model të ri të jetës familjare, argumenton Kler Thorp.

Vetëm tre minuta në episodin pilot të Friends (Ai në të cilin Monika bëhet me shoqe dhome), audienca njoftohet me Rejçel Grin, luajtur nga Jennifer Aniston, teksa hyn hovshëm në derën e Central Perk, e veshur në vello, duke lënë pas altarin dhe të fejuarin e saj, Berin.

Ajo largohet nga vendimi i familjes së saj për t’a martuar në moshën 24 vjeçare me një burrë që nuk e do, për të kërkuar një jetë më të mirë në “qytetin e madh”. Ajo fillon një jetë të re në qytet me Monikën, Foibin, Çandlerin, Xhoin dhe Rosin.

Në episodin i cili u dha premierë 25 vite më parë, Friends i bëri me dije audiencës se çka do të dhurojë shou.

Karakteret që i luanin këta gjashtë persona mbështeteshin në njëri tjetrin.

Pas shout Seinfeld, i cili ishte për bashkëjetesën e një grupi miqsh me ngjyrë, audienca filloi të reflektojë realitetin e njerëzve të ri në moshë: Ata kalojnë kohën më shumë me miqtë sesa me familjen.

Për këtë janë miqtë

Kaufman dhe Krein, ideatorët e shout, u frymëzuan nga eksperiencat e tyre për të realizuar një serial të tillë.

Shumë herët u bë e qartë që gjashtë karakteret e ‘Friends’ kishin nevojë për njëri tjetrin. Teksa tregojnë storiet e tyre gjatë episodeve, ata përfundojnë në mendimin që familjet janë të rrëmujshme, i ke miqtë në të cilët mund të mbështetësh.

Është nga mosha

 “Ti rritesh dhe bëhesh një person i pjekur, ke probleme me prindërit dhe sytë i drejton kah miqtë për përkrahje. Është diçka universale”, thotë Nil Iuin, lektor i Shkollës për Media dhe Film të Universitetit Uinçestër.

Në gjithsej 10 sezone, storiet e tyre përfshijnë martesa të gjinisë së njëjtë, infertilitet, adoptime, etj.

Edhe sot, 15 vite pas episodit final, ‘Friends’ ka audiencën e saj adoleshente dhe në moshë të re. Dy vitet e fundit ka qenë shou televiziv më i shikuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Në 25 vjetorin e serialit, Marta Kaufman thotë:  “Ky është një shou për kohën kur miqtë janë familja juaj”.

/BBC