Skenë nga filmi “Heshtja e sirenave”. Foto: QKK.

Filmi "Heshtja e sirenave" shfaqet premierë në festivalin e filmit në Brazil

Filmi “Heshtja e sirenave” (Silence of Sirens) me regji dhe skenar nga Gazmend Nela, do të shfaqet premierë në edicionin e 47-të të festivalit të filmit “Mostra” në Sao Palo në Brazil.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Filmi “Heshtja e sirenave” do të garojë në kategorinë “New Film Makers Competition” të këtij festivali.

Edicioni i 47-të i festivalit ndërkombëtar të filmit në Sao Paulo në Brazil, do të mbahet nga 19 tetori deri më 1 nëntor 2023.

Në film luajnë: Sunaj Raça, Allmir Suhodolli, Armenis Nokshiqi, Naser Rafuna, Neritan Liçaj dhe Rina Krasniqi.

Filmi “Heshtja e sirenave” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.