‘Dokufest’ përgjysmon çmimet për të parë filmat e këtij edicioni

Kur kanë mbetur edhe 5 ditë deri në mbyllje të edicionit të sivjetëm, “Dokufest” ka përgjysmuar çmimet për të parë filma online që janë duke u shfaqur gjatë këtij edicioni.

Përmes një njoftimi në Facebook, “Dokufest” bën të ditur se prej sot se çmimet për të gjithë filmat e platformës online do të përgjysmohen.

“Prej sot, krejt filmat e platformës tonë online mund t’i shikoni me çmim ma t’lirë! Vizito online.dokufest.com, zgjedhe filmin apo pakon filmike + shëno kodin promocional Doku2020 dhe shikoje filmin me GJYSMË ÇMIMI!”, thuhet në njoftimin e Dokufestit.

Edicioni i sivjetëm, i Dokufestit, i 19-ti me radhë për shkaka të pandemisë së Coronavirusit është duke u mbajtur tërësisht online.