Libri ‘Dardania - antika, mesjeta’. Foto: Facebook/Jusuf Buxhovi

Botohet libri ‘Dardania - Antika, Mesjeta’ i Jusuf Buxhovit

Sa po ka dalë nga shtypi libri më i ri i shkrimtarit dhe historianit, Jusuf Buxhovi, “Dardania- Antika, Mesjeta”.

Libri është botuar nga Shtëpitë Botuese “Faik Konica” në  Prishtinë dhe “Jalifat Publishing” në Houston të SHBA-ve.

Libri trajton çështje të historiografisë së Dardanisë nga antikiteti deri në mesjetë.

“Dardania – Antika dhe Mesjeta” sipas autorit, mbështetet mbi faktorët kryesorë parahistorikë dhe historikë, që kanë të bëjnë me antikitetin dhe mesjetën si djep i qytetërimit të vjetër botëror në përputhje me zhvillimet shoqërore dhe politike nëpër të cilët ka kaluar e ku Dardanët.

Krahas problematikës së antikitetit dardan, Buxhovi rëndësi e veçantë i kushtohen edhe mesjetës.

“Edhe këtu roli i Dardanisë dhe i Dardanëve, rivlerësohet, duke i nxjerrë ata në qendër të zhvillimeve, që atyre ua përcaktuan kahun jo vetëm në raport me Bizantin po edhe Perëndimin, si një hapësirë ku ato u konfrontuan, duke krijuar realitete të ndryshme shoqërore, politike dhe kulturore në përputhje me garën e tyre për mbizotërim”, ka shkruar Buxhovi në Facebook.

Libri ‘Dardania – antika, mesjeta’. Foto: Facebook/Jusuf Buxhovi