Arta Dobroshi nderohet me urdhërin ‘Kalorëse e arteve dhe letrave’ 

Aktorja kosovare me famë botërore, Arta Dobroshi është nderuar me urdhërin më të lartë francez, “Kalorëse e arteve dhe letrave”.

Ambasada e Francës në Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se këtë titull aktorja Dobroshi do ta pranojë nga ambasadorja franceze, Marie-Christine Butel, të mërkurën e ardhshme, me 26 shkurt 2020, në një ceremoni zyrtare që organizohen në rezidencën ambasadores.

“Përmes kësaj dekorate, Republika e Francës njeh kontributin e jashtëzakonshëm të zonjës Dobroshi, gjatë gjithë karrierës profesionale, në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Francës në Prishtinë.

Titulli  “Kalorëse e arteve dhe letrave” është një nga dekoratat më të larta që e ndan Republika e Francës, përmes së cilës shpërblen individët, që janë dalluar përmes krijimtarisë së tyre, në fushën artistike ose letrare, apo përmes kontributit që ata kanë dhënë për shtrirjen dhe promovimin e artit dhe letërsisë në Francë dhe në mbarë botën.