Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Akademia e Shkencave dhe Arteve organizon koncert

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës do të organizojë sot një koncert me veprat e akademik Zeqirja Ballata.

Sipas njoftimit të ASHAK-ut, koncerti do të mbahet në objektin e Akademisë dhe nis në ora 19:00.

Akademik Ballata ka një opus bashkëkohor prej më se 160 veprash nga muzika. Veprat e tij janë interpretuar në koncertet e aktivitete të ndryshme muzikore në Kosovës dhe jashtë saj.

Nga viti 1996 është anëtar i AShAK-ut. Në fillim si anëtar korrespondent, ndërsa nga viti 2000 si anëtar i rregullt.