array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Video e rreme për vjedhje të lopës

Deklarata

Kap Hajnat Qe Kishin Vjedhur Lopen E Tij Shikoni Si E Kishin Futur Ne Makin..(VIDEO)

Faqe në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Më 11 shtator 2022 faqja e internetit Livenews publikoi një artikull më titull: “Kap Hajnat Qe Kishin Vjedhur Lopen E Tij Shikoni Si E Kishin Futur Ne Makin..(VIDEO)”. Përshkrimi i videos është i rremë. Në artikull nuk ka asnjë burim që vërteton vjedhjen e lopës. Nuk tregohet vendi apo koha ku dhe kur ka ndodhë kjo ngjarje. Rasti nuk ka ndodhur në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni, pasi video ka qarkulluar në internet shumë kohë më parë.

Artikulli

Më 11 shtator 2022 faqja e internetit Livenews publikoi një artikull më titull: ““Kap Hajnat Qe Kishin Vjedhur Lopen E Tij Shikoni Si E Kishin Futur Ne Makin..(VIDEO)”.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqet tjera si Revista360 duke marrë 270 reagime, 30 shpërndarje dhe 31 komente,  FocusLajme.com, LajmeJavore, Ilirida-News, Portali Sinqeriteti, Kuriozitete & Lajme, Portali Aurora, Mesazhi Press, Gazeta News, Lajmi i Fundit, Gazeta Ditore, Portali Zeri, Lajme Sot, Bota Lajme, Portali Koha, Info Shqip24, Gazeta Mesazhi, Live News, Portali Albania, Zeri Shqiptar, Gazet Korekte, Informohu 24/7, Portal Ditor, Revista Global, E blog, Revista Javore.

Në profil të videos shihet një person duke nxjerrë një lopë nga një makinë, por artikulli nuk ka asnjë burim që do të vërtetonte vjedhjen e lopës. 

Përveç kësaj, nuk tregohet vendi apo koha se ku dhe kur ka ndodhur ngjarja. E njëjta video qarkullon tash e një kohë të gjatë dhe mund të gjendet me përshkrime në gjuhë të ndryshme. Po ashtu, në internet paraqitet edhe si rast që është dënuar nga policia.