array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se amerikanët jane deklaruar për Ushtrinë e Kosovës 

Deklarata

Amerika: Ushtria e Kosovës do ta ketë armatimin më modern në rajon

Media

Vlerësimi

Rrenë

Informacioni me titullin Amerika: Ushtria e Kosovës do ta ketë armatimin më modern në rajon’ është i rremë. Departamenti i Shtetit apo nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si institucione që mund të flasin në emër të këtij shteti, nuk e kanë thënë një gjë të tillë. Një deklaratë e tillë është thënë nga ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj me 8 gusht 2019. Deklarimet e bëra nga Haradinaj i janë veshur Amerikës, duke prodhuar kështu një informacion të rrejshëm.

Artikulli

Amerika: Ushtria e Kosovës do ta ketë armatimin më modern në rajon’, është titulli që faqja e internetit “Skenderajpress” e ka publikuar më 5 gusht 2022.

I njëjti informacion është shpërndarë nga faqja në Facebook “Shqiptaro Madhi”. Kontrollimi i fakteve ka verifikuar se përmbajtja qarkullon në internet qysh prej vitit 2019, duke u shpëndarë edhe në faqet në Facebook, si është rasti i postimit të bërë nga faqja e internetit: Kuzhina Shqiptare.

Informacioni i publikuar në Skenderajpress thotë se ‘komandanti ka theksuar se Kosova po forcon ushtrinë me armatim të sofistikuar nga Amerika’, por në tekst nuk përmendet se cili komandant amerikan dhe kur e ka thënë një gjë të tillë.

Edhe pse në titull është konstatuar se një gjë të tillë e ka thënë Amerika, ata nuk e kanë cituar ndonjë zyrtar nga Departamentit i Shtetit apo nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si institucione që mund të flasin në emër të këtij shteti.

Verifikuesit kanë konstatuar se nuk ka një deklaratë e këtillë të dhënë deri më tani nga zyrtarët e SHBA-së.

Të dhënat tregojnë që autorësia e kësaj deklarate është e një deputeti të Kuvendit të Kosovës e jo e zyrtarëve të SHBA-së.

Për të gjetur burimin e këtij informacioni duhet të kthehemi në vitin 2019, përkatësisht në lajmin e publikuar nga Zeri.info me titullin: “Ushtria e Kosovës do ta ketë armatimin më modern në rajon”. Ky lajm është publikuar më 8 gusht 2019 dhe ishte bazuar në atë çfarë kishte deklaruar ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj.

“Ne do ta forcojmë ushtrinë me armatimin me të sofistikuar, sepse po na ndihmojnë miqtë tanë. Nëse fqinjët tanë marrin armatim të ndryshkur nga Rusia, kurse ne kemi dhe do ta kemi armatimin modern nga SHBA-të”, kjo është deklarata e Daut  Haradinajt në datën 8 gusht 2019, për të cilën portali në fjalë pohonse është e një komandanti në SHBA-së.

Faqja e internetit “skenderajpress” e ka publikuar lajmin me përmbajtjen e njëjtë, por duke e hequr emrin e ish-komandantit të UÇK-së, Daut Haradinaj dhe të njëjtën përmbajtje duke thënë se e kanë thënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.