array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Rrena mediale për infektimin me COVID-19 të shoferit të Blerim Rekës

Deklarata

Shoferi i ministrit Blerim Reka rezulton pozitiv me COVID-19

Indeksonline

Vlerësimi

Rrenë

Informacioni ka dalë të jetë i pasaktë pasi konfirmimi zyrtar nga Qeveria e Kosovës tregon se shoferi i ministrit Blerim Reka nuk është i infektuar me  coronavirus. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar se rezultatet tregojnë që shoferi nuk është i infektuar nga virusi.

Artikulli

Gjatë ditës së sotme, kyeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij si dhe ministri i Integrimeve Europiane, Blerim Reka, me kabinetin e tij, janë vetizoluar pasi kishin pasur kontakt me shoferin e MIE-së, të cilit gjatë ditës së sotme i janë bërë analizat për coronavirus.

Kjo pasi që i njëjti dyshohej se për shkak të kontaktit me një pacient tjetër, mund të ishte infektuar me COVID-19.

Ende pa dalë rezultatet e mostrave të marra gjatë ditës së sotme nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, portali “Indeksonline” ka publikuar një shkrim në të cilin në titull ka thënë se shoferi i Ministrisë së Integrimeve Europiane ka dalë pozitiv me coronavirus.

Një gjë të tillë e ka mohuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tha për KALLXO.com se rezultatet kanë qenë negative.

“Po mund të ju konfirmoj se zyrtari i Ministrisë së Integrimeve ka rezultuar negativ me coronavirus. Pra dhe të ju sqaroj se i njëjti pra zyrtar është shoferi i Ministrisë”, ka thënë Kryeziu.

Lajmin e “Indeksonline” e ka publikuar edhe një portal tjetër – “Info Kosova”. Ky portal është thirrur në burimet e “Indeksonline”.

Gjatë ditës së sotme KALLXO.com ka raportuar në lidhje me rastin.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar gjatë ditës së sotme se është vetizoluar pasi që i njëjti ka pasur kontakt me një person të dyshuar për coronavirus.

Njëjtë si kryeministri Kurti ka vepruar edhe ministri i Integrimeve Europianë në detyrë, Blerim Reka, pasi që zyrtari punon në po këtë Ministri.

Lajmin për KALLXO.com e kishte konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu i ka thënë KALLXO.com gjatë ditës së sotme se pas vetizolimit, nëse shoferi i ministrit do të rezultonte pozitiv atëherë do të gjurmoheshin të gjitha kontaktet e tij dhe do të testoheshin.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian”.