array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia Origjinale e publikuar në vitin 2021

Publikimi i rremë për snajperistin e FIT 

Deklarata

Njësia Speciale që formoi i madhi HTH, snajperisti mbasi kreu detyrën 24.09.2023”

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi “Njësia Speciale që formoi i madhi HTH, snajperisti mbasi kreu detyrën 24.09.2023” është i rremë. Krypometri ka konfirmuar se polici special nuk është snajperist, fotografia nuk është e realizuar me datë 24 shtator 2023. Fotografia origjinale është realizuar nga vetë polici në Prishtinë në vitin 2021. 

Artikulli

Me datë 28 shtator 2023, faqja në Facebook “Drenica Graphic” ka publikuar një video në të cilën shihet një fotografi për të cilën pretendon se është realizuar më datë 24 shtator 2023, në ditën kur në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit ndodhi një sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Në fotografinë e publikuar është bashkangjitur edhe një mbishkrim “Njësia Speciale e të madhit HTH”- duke ju referuar si njësit i ish- Presidentit Hashim Thaçi.

Edhe në fotografi është vendosur mbishkrimi “Njësia Speciale që formoi i madhi HTH, snajperisti mbasi kreu detyrën 24.09.2023”.

Në fotografinë po ashtu shihet një pjesëtar i Njësisë Speciale Intervenuese.

Krypometri fillimisht ka konstatuar se personi i paraqitur në pamje është pjesëtar Njësisë Speciale Intervenuese (FIT).

Në një komunikim me Krypometër, zyrtari në fjalë ka mohuar se fotografia është bërë me datë 24 shtator 2023. Tutje ai shpjegon se fotografinë e ka realizuar vetë në një pasqyrë gjatë një parade të Prishtinë të Policisë së Kosovës kur parakaluan njësitë policore.

“Jo nuk është bërë fotografia pas operacionit në Banjskë, dhe unë nuk jam snajperist, jam operator”- tha shkurt në një komunikim me Krypometrin zyrtari i cili nuk preferoi që emri i tij të bëhet publik për shkak që pjesëtarët e NJSI-së nuk zbulojnë identitetin e tyre.

Fotografia Origjinale e publikuar në vitin 2021

Fotografia e ngjashme ishte përdorur edhe në disa raste të tjera, të cilat Krypometri po ashtu i kishte identifikuar si lajme të rreme. 

Koha kur është shkrepur kjo fotografi është e vitit 2021, gjatë parakalimit të Policisë së Kosovës për nderë të përvjetorit të Pavrësisë së Kosovës. 

Edhe në fotografinë pa mbishkrim në të, shihet se fotografia është shkrepur në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë.

Kjo fotografi u shfrytëzua në ditët pas sulmit terrorist që ndodhi në Banjskë nga një grup i armatosur rëndë, i cili kishte hyrë brenda Kosovës përmes pikës kufitare të quajtur Izvor, drejtë Zveçcanit dhe ishin vendosur në fshatin Banjskë.

Atje të njëjtit më shumë se 100 persona, fillimisht kishin shpërthyer një predhë kundër kombësorisë me teledirigjim me ç’rast ishte vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Në orët në vijim, pas sulmit të parë i cili është regjistruar rreth orës 2:30 të mëngjesit, grupi i dyshuar terrorist kishte vazhduar të sulmonte edhe ekipet e tjera të Policisë së Kosovës.