array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ilustrim

Publikimi i pamjeve nga tërmeti në Turqi me pretendimin se janë në Palestinë

Deklarata

Liri për Palestinën

media

Vlerësimi

Rrenë

Materiali i publikuar me titullin “Liri për Palestinën” është i rremë Krypometër ka verifikuar se video nuk është e xhiruar në Palestinë, siç pretendon postimi, por në Hatay të Turqisë, pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.

Artikulli

Faqja e Facebook-ut “Kopshte me lumturi” (arkiva, foto) ka publikuar më 25 tetor 2023 një video të një vendi me ndërtesa të rrënuara dhe ka shkruar “Liri për Palestinën” duke pretenduar se fotografia pasqyron gjendjen në Palestinë.

Krypometër me datë 28/10/2023 ka verifikuar nëse ky material paraqet pamje nga ngjarjet e fundit në Palestinë.

Nga kërimet me Google image, Krypometër ka arritur të zbulojë burimin e materialit të publikuar me këtë përmbajtje.

Krypometër ka gjetur se materiali në fjalë është publikuar në burim nga faqja “Mkuitirafmedya” në Instagram (arkiva, foto). Kjo faqe ka përshkruar se filmimi paraqet zonën Hatay në Turqi.

Të dhënat tregojnë se materiali u publikua më 12 shkurt 2023 me përshkrimin “Tërmeti në Hatay”, 7 muaj para fillimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor 2023,mijwra njerwz janw vrarw.  

Izraeli dhe Hamasi paraprakisht kishin zhvilluar katër luftëra. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në konfliktin e fundit tejkalon numrin e viktimave të katër luftërave paraprake, kur u vranë afër 4,000 persona.