array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Publikimi i pambështetur se  Kosova thyen passwordin e Serbisë 

Deklarata

Kosova thyer paswordin Serbisë

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi se Kosova thyer paswordin Serbisë është i rremë. Krypometër me burime zyrtare ka konfirmuar se pamjet që shfaqen në publikim nuk janë nxjerrë nga ndonjë proces i thyerjes së paswordëve, por nga dronët të cilët janë konfiskuar nga grupi terrorrist. 

Artikulli

Më datë 1 tetor 2023, faqja në Facebook “Flaka Tv” ka publikuar një video material në të cilin shfaqen pamje të sulmit që kishte ndërmarrë një grup i dyshuar terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe kundërsulmin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në orët e hershme të asaj dite. 

Faqja në Facebook përkrah këtyre pamjeve të cilat i ka publikuar ka shkruar “Kosova thyen passwordin e Serbisë”. 

Krypometri ka verifikuar se pamjet të cilat janë përdorur nga faqja “Flaka tv” janë të njëjtat që Policia e Kosovës më 1 tetor 2023 i prezantoi në një konferencë të jashtëzakonshme për media që u mbajt në Drejtorinë e Policisë në Mitrovicën e Jugut. 

Por, sipas verifikimit të Krypometrit, në asnjë rast Policia e Kosovës nuk kishte përmendur se ka thyer pasworde të Serbisë.  

Njoftimi zyrtar i Zyrës për Media të Policisë së Kosovës më 1 tetor 2023 thotë specifikisht se pamjet e publikuara janë marrë nga dëshmitë e konfiskuara nga grupi terrorist. 

“Nga dëshmitë e konfiskuara prej grupit terrorist, posaçërisht nga dronët e tyre janë nxjerrë pamje reale ku shihen anëtarët e grupit terrorist duke kryer përgatitje, trajnime si dhe duke simuluar operacione të sulmeve të ndryshme”- thuhet në komunikatën e Policisë më datë 1 tetor 2023. 

Për të ri-konfirmuar këtë, Krypometri ka biseduar me zyrtarët nga Zyra për Media e Policisë së Kosovës. 

“Çdo gjë që kemi për këtë çështje, i kemi thënë në konferencën të cilën e kemi mbajtur për këtë çështje, nuk ka asgjë jashtë kësaj”- ka thënë për Krypometrin Zyra për Media e Policisë së Kosovës me datë 29/10/2023.

Të njëjtat burime nga zyra e mediave kanë thënë se pamjet të cilat u jane dhënë mediave  janë marrë nga dronët e konfiskuar, e jo nga ndojnë proces i thyerjes së paswordëve.

Në konferecën e 1 tetorit 2023, Policia e Kosovës publikoi prova të reja të cilat ishin zbuluar pas ekzaminimit të  pajisjeve teknologjike të cilat i ka konfiskuar në Banjskë.

Aty drejtori i policisë Gazmend Hoxha sqaroi se pamjet ishin nxjerrë nga dronët të cilët u konfiskuan nga grupi terrorist.