array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi i pambështetur se një recetë mund të shërojë infeksionet e rrugëve urinare

Deklarata

Antibiotiiku Natyral: Zhduk Të Gjitha Infeksionet E Traktit Urinar Dhe Të Veshkave, Këmbët Më Nuk Ënjten!

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull “Antibiotiiku Natyral: Zhduk Të Gjitha Infeksionet E Traktit Urinar Dhe Të Veshkave, Këmbët Më Nuk Ënjten!”- është i rremë. Krypometër ka konfirmuar me dy urologë se përbërësit e përshkruar në këtë recetë nuk rekomandohen nga mjekët për të trajtuar sëmundjet në traktin urinar.

 

Artikulli

Më datë 6 tetor 2023 faqja në Facebook “Liria Ka Emër” ka shpërndarë një material me titull “Antibiotiiku Natyral: Zhduk Të Gjitha Infeksionet E Traktit Urinar Dhe Të Veshkave, Këmbët Më Nuk Ënjten! (RECETA)”

Artikulli shpërndan një material të publikuar me datë 11 korrik 2023 në ueb-faqen e internetit NEW NEWS. në përmbajtjen e këtij artikulli shkruhet se ekziston një recetë e cila përdoret kundër infeksionve të traktit urinar.

“Përbërësit: 200 ml vaj ulliri, 250 g mjaltë, 250 g limon, 250 g rrënjë majdanozi.
Udhëzimi: Rrënjët e majdanozit dhe limonin me lëvore duhet ta …” vazhdon tutje artikulli.

Krypometër ka verifikuar nëse këta përbërës përdoren si antibiotikë në kurimin e infeksioneve në traktin urinar.

Krypometri ka kontaktuar me urologun Dr. Arber Nezirin për të marrë një qëndirm nëse protokollet shëndetësore urologjike e rekomandojnë këtë recetë me këtë përmbajtje kundër infeksionit të rrugëve urinare.

Në një përgjigje për Krypometër të datës 11/10/2023, Neziri ka thënë se nuk e kanë në protokolle këtë recetë dhe e njëjta nuk është e sigurt.

“Për këtë recetë duhet verifikim farmaceutik. Ne e kemi terapinë farmakologjike që aplikohet tek pacientët tanë, për çka edhe kemi studiuar. Ekziston edhe terapia alternative, por ne s’jemi për me propozu këtë terapi. Ekzistojnë terapitë bimore p.sh. fitoterapia që kohëve të fundit po aplikohet ku hyjnë çajërat e ndryshme p.sh. boronica e kuqe”- ka thënë Neziri për Krypometër më datë 11/10/2023.

Për të verifikuar edhe më tutje, Krypometri ka kontaktuar edhe me Petrit Nuraj, drejtor i Klinikës së Urologjisë.

Ai në përgjigje në telefon ka thënë se nuk i rekomandon këta përbërës dhe se nuk i njeh si shëruese për infeksione të ndryshme.

“Nuk i rekomandojmë këto produkte për infeksione”- ka thënë Nuraj për Krypometër me datë 11/10/2023.