array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Postimi i rremë për KTV-në

Deklarata

Bojkotoni Produktet Serbe

media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi në faqen Prishtina është i rremë. Kompania që është pronare e televizionit KTV nuk ka kapital serb dhe nuk është e regjistruar me pronësi serbe. 

Artikulli

Faqja e Facebook “Prishtina Magazine” më 1 gusht 2023 ka shpërndarë një postim me mbishkrimin  “Bojkotoni Produktet Serbe”

Këtij postimi i është bashkëngjitur një fotografi e montuar ku shihet Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, logo e televizionit KohaVizion dhe Veton Surroi, vëllai i drejtoreshës së këtij televizioni, Flaka Surroi. 

Mbi fotografitë e Albin Kurtit, Veton Surroit dhe logos së KTV-së janë vendosur dy X me ngjyrë të kuqe. 

Me datë 05/08/2023 Kryepometri ka kontaktuar me Flaka Surroin për të verifikuar pretendimin që KTV është prodhim serb. 

“Grupi KOHA shpk është e regjistruar si kompani me përgjegjësi të kufizuar që nga korriku i 2005-s, me kapital të pastër kosovar dhe me pronare të vetme Flaka Surroi, me shtetësi kosovare”- ka thënë Surroi  në deklaratë. 

Ajo ka sqaruar se edhe kapitali i themelimit të biznesit është kapital Kosovar. 

Krypometri ka kontrolluar edhe regjistrin zyrtar të bizneseve në Kosovë për të verifikuar pronësinë e KTV.

Në kontrollin e kryer me datë 5 gusht në faqen e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë ky televizion është  i regjistruas në emër të Grupi Koha SH.P.K me pronare Flaka Surroi.

Krypometri me datë 05/08/2023  ka kontaktuar edhe me Arlind Manxhuka, zëdhënës i partisë Lëvizja Vetëvendosje, kryetar i së cilës është Albin Kurti. 

Ai ka mohuar që Kurti është produkt i Serbisë. 

“Këto janë fake neës të kohëve të fundit që vijnë në kuadër të luftës hibdride”- ka thënë Manxhuka.