array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Përdorimi i emrave të mjekëve të njohur për të shitur produkte mjekësore

Deklarata

NI ZMOS E VRISEMRËN ME KIMIOTERAPI! ZGJIDHNI MOSHËN TUAJ DHE MERRNI NNJË KONSULTË FALAS NGA UNË!

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimi në Facebook me titullin “NI ZMOS E VRISEMRËN ME KIMIOTERAPI! ZGJIDHNI MOSHËN TUAJ DHE MERRNI NNJË KONSULTË FALAS NGA UNË!” është i rremë. Ky nuk është një artikull gazetaresk, por pretendohet rrejshëm që është një bisedë me neurokirugun nga Shqipëria, Mentor Petrela. Petrela e ka mohuar të jetë mbrapa një postimi të tillë, duke thënë se e njëjta është mashtrim. Ilaçi që reklamohet në këtë postim nuk ka Autorizim të Marketingut, i nevojshëm për shitje të ilaçeve brenda territorit të Kosovës.

Artikulli

Më 31.05.2024, faqja në Facebook100% Health” ka publikuar një fotografi të Dr. Mentor Petrela, mbi të cilën shkruan: MOS E VRISNI ZEMRËN ME KIMIOTERAPI! ZGJIDHNI MOSHËN TUAJ DHE MERRNI NNJË KONSULTË FALAS NGA UNË!

Kur klikon mbi këtë ppstim, linku të dërgon te ueb faqja hemovers.pro (arkiva), në të cilën paraqitet kinse chati virtual i Dr. Mentor Petrela, i cili pretendohet se është ‘kirurg kryesor kardiak në Institutin e Zemrës’.

Në këtë chat janë disa pyetje dhe pavarësisht përgjigjeve në fund merr diagnozën e njëjtë.

“….Sidoqoftë, unë dhe kolegët e mi kemi çdo arsye për të dyshuar në efektivitetin e tyre. Personalisht, unë dhe miqtë e mi nga Evropa u rekomandojmë Hyper Caps pacientëve. Efektiviteti i Hyper Caps është konfirmuar nga prova të shumta klinike: nga 10,000 pacientë, 9746 u hoqën plotësisht nga angiodistonia e enëve cerebrale”- shkruan në këtë chat virtual.

Artikulli rekomandon produktin Hyper Caps, i cili pretendohet se pastron enët e gjakut dhe normalizon presionin e gjakut.

Krypometër ka kontrolluar edhe nëse ky produkt bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës dhe ka gjetur se produkti ‘Hyper Caps’, nuk bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim Marketingu në kuadër të Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale.

Brenda në artikull Dr. Mentor Petrelën është ilustruar me një fotografi të një mjeku që pas kërkimit në “PimEyes” rezulton se i përket profesorit nga Bulgaria, Sotir Marchev.

Krypometër ka pyetur Dr. Mentor Petrelën, nëse i njëjti e ka realizuar këtë chat virtual, por ai ka thënë se këto janë mashtrime. Ai ka thënë se ka edhe postime të tjera të rreme që po bëhen në emër të tij.

“Janë mashtrime që po përdorin shumë emrin tim edhe për shitje medikamentesh. Duhen denoncuar këto dhe falë jush kjo është rruga më e mirë për një shoqëri civile”- ka thënë Petrela për Krypometër.

Mentor Petrela është neurokirug nga Shqipëria por që punon edhe në spitale private në Kosovë.

Në këtë postim thuhet se Petrela është “Drejtor I Institutit Të Zemrës”, megjithatë Krypometër ka verifikuar se një institut i tillë nuk operon në Republikën e Kosovës, pasi nuk është pjesë e institucioneve shëndetësore në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë (Organogrami i MSH-së)  dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (Statuti i SHSKUK-së).

Si trajtohet presioni i lartë i gjakut?

Drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, Shpejtim Shurdhiqi, ka thënë se presioni i lartë i pakontrolluar i gjakut mund të çojë në komplikime, duke përfshirë: Sulm në zemër ose goditje në tru, aneurizëm të aortës, probleme me veshka, probleme me sy e sindrome metabolike.

“Nëse jeni diagnostikuar me shtypje të lartë të gjakut, mjeku mund të rekomandojë teste për të kontrolluar shkakun, duke përfshirë teste laboratorike, EKG, ultrazë  të zemrës dhe në bazë të ekzaminimeve plotësuese vihet në përdorim të terapisë adekuate”- tha ai për Krypometër.

Ai tutje ka shpjeguar se ndryshimi i stilit të jetesës mund të ndihmojë në kontrollin dhe menaxhimin e shtypjes të lartë të gjakut.

“Regjimi dietal me më pak kripë dhe me pak yndyrna, marrja e rregullt e aktivitetit fizik, mbajtja e një peshe të shëndetshme ose humbja e peshës, kufizimi i alkoolit, ndalimi i duhanpirjes. Ndonjëherë ndryshimet në stilin e jetës nuk janë të mjaftueshme për të trajtuar presionin e lartë të gjakut, andaj mjeku i juaj  mund t’ju rekomandojë barnat për të ulur presionin e gjakut”- ka shtuar Shurdhiqi.