array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Një serb në Gjermani gabimisht shpallet i vrarë 

Deklarata

Ky është serbi që u vra nga mërgimtari kosovar në Gjermani

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia e publikuar nga disa media në Kosovë e një qytetari serb që merret me arte marciale se gjoja është personi i vrarë në Gjermani është e rreme. Në fotografi është Aleksandar Stefanoviq, i cili nuk është vrarë. Ai e ka publikuar një video në të cilën tregon se është gjallë dhe se i vrarë është një tjetër person me emrin e njëjtë.

Artikulli

Më 29.04.2024, në rrjete sociale ka qarkulluar një lajm se një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një restoranti në Dussledorf të Gjermanisë, Aleksandër Stefanoviq, me nacionalitet serb, i njohur për arte marciale.

Fotografia në të cilën pretendohet se është personi i vrarë e kanë shpërndarë disa portale dhe faqe të Facebook-ut si: Sinjali (arkiva), Lajme Nga Gjilani (arkiva), Gazeta Aktuale (arkiva), Informohu24 (arkiva), Fakte Press (arkiva), Shekulli.info (arkiva), Informacioni (arkiva), ZhurmaPress (arkiva), JOQ News (arkiva), Agjencia Telegrafike Vox (arkiva), Opinioni i Kosovës (arkiva), Mitrovica Ime (arkiva), Fokusi Info (arkiva),  VOX News (arkiva), Gazeta RekordPress (arkiva) dhe Informatori.net (arkiva).

Portale të tjera të cilat e kanë publikuar fotografinë e njëjtë, por të cilat e kanë edituar lajmin pas publikimit të video-adresim të personit që shihet në fotografi, Aleksandar Stefanoviq, janë:   Periskopi + (arkiva), Jepi zë (arkiva), Portali Mërgata (arkiva), RTV Dukagjini (arkiva).

Disa prej këtyre publikimeve mbajnë përshkrimin “Ky është serbi që u vra nga mërgimtari kosovar në Gjermani”.

Mirëpo, Krypometër ka gjetur një video-adresim të personit që shihet në fotografi, Aleksandar Stefanoviq, i cili ka thënë se është gjallë.

“Përshëndetje shoqëri, tash po dua të ju lajmëroj pas këtyre lajmeve të rreme të cilat janë shpërndarë për mua nëpër portale e gazeta që kinse jam vrarë para dy ditëve në Dusseldorf. Siç mund të shihni kjo nuk është e vërtetë, unë jam shëndosh dhe mirë dhe jam me juve faleminderit zotit. Është vrarë një shok i imi i cili po ashtu e ka emrin Aleksandar si unë”- ka thënë ai përmes një adresimi (arkiva).

Duke ritheksuar se është shëndosh e mirë, Stefanoviq u ka bërë thirrje të gjithëve të mos besojnë gjithçka që lexojnë nëpër gazeta e internet.

Video është publikuar në të njëjtin profil prej nga shumë portale e kanë marrë lajmin në rradhë të parë. 

Policia e Dyseldorfit ka njoftuar se më 28.04.2024 rreth orës 02:45 në një lokal në Herzogstrasse, ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy personave, njëri prej tyre pronari i një lokali.

Pasi fjalosja ka kaluar jashtë objektit, i dyshuari mësohet se ka qëlluar disa herë duke e vrarë një person. 

Policia thekson se ka arrestuar një qytetar me prejardhje nga Kosova.

“Një ekuipazh i makinës së patrullës së policisë që mbërriti me shpejtësi arriti të gjejë një burrë të armatosur me armë zjarri përpara vendndodhjes dhe ta arrestojë atë pa rezistencë. Pavarësisht masave të ringjalljes nga punonjësit e policisë dhe ekipet e shpëtimit, 38-vjeçari iu nënshtrua plagëve të marra në vendngjarje. Personi i arrestuar është një 52-vjeçar kosovar, me vendbanim në Gjermani”- thuhet në njoftim.

Policia e Dyseldorfit më 30.04.2024 ka konfirmuar se 52 vjeçari është dërguar në mbajtje, pasi të dielën e vrau një person me origjinë serbe. Sipas njoftimit, vendimi për dërgimin e të dyshuarit në mbajtje është dhënë dje nga Prokuroria e Dyseldorfit.

Ramadan Rushiti, vëllau i dorasit, që tashmë në media njihet si Rrustë ‘Llapi, tha se vëllai tij s’ka qenë asnjëherë në burg që kur ka shkuar në Gjermani.

“Prej vitit 1994 ai jeton në Gjermani, 30 vite bëhen tash, e asnjëherë nuk u kanë në burg, ai Rrustë Llapi e ka lënë si u shku në 94-tën, vetë qashtu e ka thirrë shoqnia dhe i ka mbetë prej atij viti”- tha Rushiti në një prononcim për Klan Kosovën.

“Nuk dijmë diçka, veç nga ajo çka kemi parë në media. Veç e di që vëllau jem u kanë një njeri shumë i dashur, një njeri jo drogirash, ai as shijen e alkoolit nuk e di se si e ka. Por nuk e di çka ka ndodhë… Edhe po ju garantoj që është një njeri shumë i mençur dhe shumë i matur. Pa e pasë ngusht, ai njeri allti nuk kish qitë”- ka shtuar ai.