array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Mungesa e kuadrove la Kamenicën pa Komitet të Auditimit për katër muaj

Deklarata

Ligji: Komiteti i Auditimit duhet të përbëhet nga tre ose pesë anëtarë. Komitetit të Auditimit mbahen së paku katër herë në vit dhe ftohen nga kryesuesi i Komitetit të Auditimit.

 

Ligji

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Komuna e Kamenicës ka përmbushur obligimin ligjor për funksionalizimin e Komitetit të Auditimit megjithëse pati katër muaj vonesë. Megjithatë Zyra Kombëtare e Auditmit ka hasur në mos zbatueshmëri të rekomandimeve të Komunës së Kamenicës për vitin 2017.

Artikulli

Komuna e Kamenicës për katër muaj nuk ka pasur Komitet funksional të Auditimit.

Kjo për shkak se komitetit paraprak sipas dokumenteve do të duhej të përfundonte më 21 janar të vitit të kaluar, por kryesuesi i këtij komiteti kishte dhënë dorëheqje dhjetë ditë më herët.

Formimi i komitetit të  ardhshëm do të vononte katër muaj, ndërsa arsyetimi i komunës ishte fakti se nuk kanë mundur të gjejnë ekspertë të fushës për plotësimin e bordit të komitetit.

“Si komunë jemi munduar të gjejmë ekspertë të kësaj fushe nga diaspora por që punojnë në organizata të ndryshme. Normalisht që për këtë çështje është dashur t’i presim edhe përgjigjet e tyre se a do të munden të jenë pjesë e Komitetit të Auditimit. Fatkeqësisht, atyre që ju kemi kërkuar të jenë pjesë e komitetit nuk u është lejuar nga punëdhënësit e tyre ta ushtrojnë këtë detyrë dhe e kemi formuar komitetin vetëm me tre anëtarë. Për këtë arsye kemi pasur pak vonesa deri në formim te komitetit të ri. Ky komitet është bërë me datën 23.04.2018”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Kamenicës për KALLXO.com.

Ky Komiteti i Auditimit, sipas komunës është në përputhje me kërkesat që dalin nga Udhëzimin Administrativ për Themelimin dhe Funksionimin e Komitetit të Auditimit, ku thuhet se Komiteti duhet të ketë në përbërje tre ose pesë anëtarë.

“Komiteti i Auditmit është themeluar duke u bazuar ne Ligjin për Kontrollin e Brendshëm te Financave Publike dhe Udhëzimin Administrativ për themelimin e Komiteteve te Auditimit.  Në kuadër të vendimit për themelim te Komitetit janë respektuar pozitat për anëtarin e jashtëm ku është vendosur kryesuesi si  dhe ligji për barazinë gjinore”, thuhet më tutje në përgjigje.

Kryesues i Komitetit të Auditimit në Komunën e Kamenicës është Osman Bllaca, Besa Morina dhe Xhevdet Zylfiu janë anëtarë të këtij komitetit.

Udhëzimi Administrativ, parasheh që takimet e Komitetit të Auditimit të mbahen së paku katër herë në vit dhe ftohen nga kryesuesi i Komitetit të Auditimit.

Komuna e Kamenicës ka treguar se ka mbajtur gjithsej tri mbledhje në vitin 2018.

Zyra për media e Komunës së Kamenicës thotë se gjithsej 18 rekomandime janë dhënë nga Njësia e Auditimit të Brendshëm ku 13 prej tyre janë implementuar.

“Njësia e Auditmit te Brendshëm ka dhënë 18 rekomandime gjate vitit 2018. 13 rekomandime janë implementuar tërësisht dhe 5 rekomandime janë ne proces te implementimit. Po ashtu, edhe rekomandimet e dhëna nga Komiteti i Auditimit janë implementuar nga kryetari i komunës dhe Njësia e Auditimit te Brendshëm. Komiteti i Auditimit ka miratuar edhe  Planin Strategjik për periudhën 2019-2022 dhe Plani Vjetor për vitin 2019”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Kamenicës.

Zyra Kombëtare e Auditmit ka hasur në mos zbatueshmëri të rekomandimeve të Komunës së Kamenicës për vitin 2017.

Në raport thuhet se “nga gjithsej 27 rekomandime të dhëna, vetëm 10 ishin zbatuar plotësisht, 11ishin në proces të zbatimit ndërsa gjashtë kanë mbetur të pazbatuara. Periudha të cilën e mbulonin rekomandimet e dhëna, me theks të veçantë për fushën e prokurimit, kryesisht kishte të bëjë me vitin paraprak”.

Sipas ZKA-së, moszbatimi i rekomandimeve të dhëna, tregon një mungesë të vullnetit të menaxhmentit për marrjen e përfitimeve nga auditimi i brendshëm dhe sigurisë mbi funksionimin e kontrolleve të brendshme.

“Mos aplikimi i një plani bazuar në rrezik ndikon në mos identifikimin e dobësive aktuale duke rezultuar me jo efikasitet në dhënien e sigurisë ndaj menaxhmentit lidhur me funksionimin e kontrolleve të brendshme. Njëherit, moszbatimi i rekomandimeve nga menaxhmenti redukton efektivitetin e kontrolleve të brendshme dhe përsëritjen e dobësive të identifikuara”, thuhet në raportin e ZKA-së për vitin 2017.