array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Më shumë se gjysma e drejtorive do të udhëhiqen nga gratë në Kamenicë

Deklarata

Kadri Rahimaj (05.10.2021) – “Është e rëndësishme me e theksu një gjë, që nuk është gjithçka tek numri, 50 për qind e drejtoreshave do të jenë”.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj

Vlerësimi

E vërtetë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj e ka tejkaluar 50-përqindëshin e premtuar për emërimin e grave në krye të drejtorive. Kabineti i tij përbëhet nga 6 gra (55%) dhe 5 burra (45%).

Artikulli

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka kompletuar kabinetit e drejtorëve me të cilët do të udhëheqë në katër vitet e ardhshme.

Nga 11 drejtori sa ka Komuna e Kamenicës, 6 apo më shumë se gjysma prej tyre do të udhëhiqen nga gratë.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Kamenicës do të udhëhiqet nga Rina Matoshi; Drejtoria për Buxhet dhe Financa nga Ardita Dërmaku; Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Diasporë nga Burbuqe Leka; Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i është besuar Eurona Hodës; në krye të Drejtorisë së Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë do të jetë Diana Kryeziu – Ajvazi si dhe drejtoreshë e Administratës së Përgjithshme do të jetë Merita Agaj.

Ndërsa pesë drejtorët burra në kabinetin e Rahimajt janë: Afrim Dërvishi – drejtor i Arsimit; Uran Berisha – drejtor për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor; Shpend Morina – drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural; Zotrim Kastrati – drejtor për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat dhe Kujtim Kallaba – drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Rahimaj, gjatë fushatës zgjedhore, kur kërkonte votat e kamenicasve kishte premtuar se gjysma e drejtorive në kabinetin e tij do të udhëhiqen nga gratë.

“Është e rëndësishme me e theksu një gjë, që nuk është gjithçka tek numri, 50 për qind e drejtoreshave do të jenë”, ka thënë Rahimaj në ‘Debat Pernime’ më 5 tetor 2021.

Kadri Rahimaj nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar mandatin e parë në krye të Komunës së Kamenicës në balotazhin e 14 nëntorit 2021.

Rahimaj ia ka zënë ulësen ish-kryetarit Qëndron Kastrati, i cili kërkonte edhe një mandat në krye të kësaj komune.

Në balotazh Rahimaj ka marrë 53,11% të votave, ndërsa Qëndron Kastrati 46,89% të votave.