array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmi i rremë për gjuajtje me armë në Prishtinë

Deklarata

“Të shtëna në drejtim të një veturë në Prishtinë, dyshohet për të plagosur”.

Vlerësimi

Rrenë

Gjatë raportimit të këtij lajmi raportuesit nuk janë përpjekur të kuptojnë se çka në të vërtetë ka ndodhur në këtë ngjarje. Publikimi i informacionit se ka pasur të shtëna me armë nuk bazohet në asnjë të dhënë apo burim kredibil të informacionit. Nuk ka dëshmitraë dhe nuk ka prova që kjo ngjarje ka ndodhur. Konfirmimi nga policia tregon që kjo ngjarje nuk ka ndodhur në formën se si është raportuar.

Artikulli

Më datën 13 gusht 2022 në disa faqe të internetit është publikuar artikulli “Të shtëna në drejtim të një veturë në Prishtinë, dyshohet për të plagosur”.

Artikulli me titullin e njëjtë është publikuar në mediat

Insajderi.org, Kosova-info,Vushtrria.info,Llapi.info ,Lajmi.net,Ineksonline.net, Shprehja, JOQ Kosova, Raporto24,TVMalisheva,PrishtinaPress, Gazetametro,Botasot,Lajme Ekskluzive,SmartNews, Ora Info, Lajmi jone opinion juaj,Njeshi.com , Lajmi24.com, Kaonnews , Gazeta Alo, Kosova Sot ,  Prishtinapress, GazetaBota Sot,  lajmi si i tillë ishte raportuar edhe nga disa media të tjera përfshirë telegrafi.com mirëpo ato e kanë edituar pas sqarimit të policisë.

Në artikujt e shpërndarë në media është raportuar se në Prishtinë dyshohet për një të plagosur nga arma e zjarrit në rrugën “Muharrem Fejza” në  Prishtinë.

KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe ka mësuar se rreth orës 12:00 në rrugën “Konstandin Kristoforidhi” në Prishtinë është gjetur një veturë në të cilën janë parë njolla gjaku.

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se vetura në fjalë ka transportuar një person të lënduar në një rast i cili po trajtohet nga Drejtoria Rajonale Gjilan”- ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës. 

Sipas saj në këtë rast nuk ka pasur të shtëna me armë në Prishtinë as sulm ndaj një veture në Prishtinë. 

Informacioni i policisë është publikuar në disa mediume përfshirë Kosova Press dhe është shpërndarë nga zyra për informim tek mediat e interesuara mirëpo portalet e sipërpërmendura nuk janë kujdesur që ti editojnë tekstet me informacionin e saktë.