Ilustrim

Policia jep detaje për gjetjen e njollave të gjakut në një veturë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një veturë në të cilën janë parë njolla të gjakut.

Policia ka identifikuar shoferin e automjetit i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës.

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se vetura në fjalë ka transportuar një person të lënduar në një rast i cili po trajtohet nga Drejtoria Rajonale Gjilan”, ka thënë Ahmeti.

Rasti ëshët raportuar rreth orës 12:00 në rrugën “Konstandin Kristoforidhi” në Prishtinë.