array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia e rreme për Berat Buzhalën

Deklarata

Berat Buzhala gjendet në Katar, për të mbrojtur sonte ngjyrat e tij kombëtare

Faqe në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia e publikuar në Facebook me përshkrimin “Berat Buzhala gjendet në Katar, për të mbrojtur sonte ngjyrat e tij kombëtare” është e rreme. Kjo fotografi është e ndryshuar, fotografia origjinale është publikuar në vitin 2018 nga Radio Evropa e Lirë dhe nuk shihet Buzhala.

Artikulli

Më 24 nëntor, në grupin #meVETËVENDOSJE-n, në Facebook është publikuar një fotografi e manipuluar në të cilën shihet Berat Buzhala. Fotografia është manipuluar në atë mënyrë që është vendosur fotografia e Buzhalës duke mbajtur flamurin e Serbisë në duar dhe është shkruar se ai gjendet në Katar për të “mbrojtur ngjyrat e tij kombëtare” dhe është quajtur “tifoz i flaktë”.

Kjo fotografi është e rreme, pasi që është e manipuluar. Fotografia e vërtetë është publikuar në vitin 2018 nga Radio Evropa e Lirë dhe në të shihet një burrë tjetër.

Shpërndarja e kësaj fotografie është bërë në ditën kur Serbia kishte ndeshjen e saj të parë në kuadër të kampionatit botëror të futbollit që po mbahet në Katar.