array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Foto: REL/Reuters

Dezinformatat kundër vaksinimit

Deklarata

“Berlini Dhe Mynihu Ndalojnë Vaksinën E Njëjtë Që Erdhi Në Kosovë, Nën Moshën 60- Vjeçare

Media

Vlerësimi

Rrenë

Lajmi për pezullimin e njërës prej vaksinave është i vjetër dhe për rrjedhojë I rrejshëm pasi e njëjta vaksinë më vonë ishte lejuar. Kosova është prej vendeve të rajonit që për qytetarët e saj ka ofruar vetëm vaksina të miratuara për përdorim nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Kosova ka filluar me dhënien e dozës së tretë të vaksinave, si rrugë për tu mbrojtur nga një valë e re e infektimeve.

Artikulli

Një lajm me përmbajtje të vjetër që nuk përkon me situatën aktuale të vaksinimit kundër COVID-19, është shpërndarë së fundi në rrjetin social Facebook. Në lajm pretendohet se dy qytete gjermane kanë ndaluar vaksinimin me llojin “Astra Zeneca”. Ky lajm është i rremë.

Në faqen “Specialja” në Facebook më 6 janar 2022, është shpërndarë artikulli me titull “Berlini Dhe Mynihu Ndalojnë Vaksinën E Njëjtë Që Erdhi Në Kosovë, Nën Moshën 60- Vjeçare”, ndërsa lajmi mban datën 30 mars 2021.

Burimi: Facebook

Vaksina “Astra Zeneca” ishte pezulluar në Gjermani më 16 mars 2021 për shkak të disa eksaminimeve të mëtejshme që ishin bërë në atë kohë, për t’u lejuar sërish përdorimi i saj më maj të po atij viti për të gjithë të rriturit.

Bota tashmë ka hyrë në vitin e tretë të përballjes me pandeminë COVID-19 dhe disa varianteve të reja që janë shpërndarë ndërkohë, si “Delta” dhe tashmë “Omicroni”.

Varianti “Omicron”, po vazhdon të përhapet nëpër botë, teksa shumë shtete kanë vendosur masa kufizuese për udhëtimet nga Afrika, ku për herë të parë u identifikua ky variant.

Përveç vendeve të Evropës edhe ato të rajonit po përballen me valë të re të infektimeve.

Ndërkaq tash e disa muaj ka nisur të jepet doza e tretë imunizuese e vaksinave kundër COVID-19.

Edhe në Kosovë, javët e fundit ka pasur rritje të numrit të rasteve të reja me coronavirus.

Me datë 2 janar në Kosovë, ishin konfirmuar 38 raste të reja me COVID-19 por numri i rasteve të reja është rritur dukshëm. Më 12 janar 2022 u shënuan 424 raste, kurse me datë 14 janar janë regjistruar 585 raste.