Nis vaksinimi kundër COVID-19 në Vushtrri

Në Komunën e Vushtrrisë ka nisur sot vaksinimi i personelit shëndetësor me vaksinën anti COVID-19.

Vushtrria është furnizuar me 500 vaksina kundër COVID-19.

Kryetari Xhafer Tahiri përmes një postimi në facebook ka thënë se ekipet e QKMF-së janë duke administruar këtë proces.

Tahiri ka ftuar qytetarët e Vushtrrisë mbi moshën 65 vjecare për të marrë vaksinën ndërsa vet Tahiri nuk e ka marrë atë.

Ndërsa, Kosova është furnizuar me 24 mijë doza të vaksinës, Astra Zeneca në kuadër të programit COVAX, si ndihmë nga UNICEF.

Postimi i plotë:

Ka filluar sot vaksinimi i personelit shëndetësor në Vushtrri
Isha prezent bashkë me Dr. Bujar Pllana në këtë ditë të shënuar në luftën me pandeminë Covid 19 në qytetin tonë!

500 vaksina janë në dispozicion për stafin e QKMF-së dhe Spitalit ‘Sheikh Zayed’. Ekipet e QKMF po administrojnë me profesionalizëm procesin. 

Fillimi i vaksinimit shënon fillimin e fundit të pandemisë!

Ftoj të gjithë qytetarët e Vushtrrisë mbi moshën 65 vjeq të lajmërohen në qendrat mjekësore në lokalitetin e tyre e të regjistrohen për marrje të vaksinës. Kur të vijnë vaksinat këta qytetarë sipas radhës do të ftohen për të marrë vaksinën.

P.S unë nuk e mora sot vaksinën, do ta marr vaksinën kur të më vie radha, tani është radha e stafit mjekësor.