Studimi në Izrael: Doza e tretë e Pfizer redukton ndjeshëm rrezikun e infektimit

Doza e tretë e vaksinës Pfizer ul ndjeshëm rrezikun e infektimit nga Covid-19. Ky është rezultati i një studimi të kryer në Izrael nga Ministria e Shëndetësisë dhe të botuar në revistën “New England Journal of Medicine”.

Sipas të dhënave të Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, 12 ditë pas injektimit të 3 dozave Pfizer, shkalla e infeksionit ulet me 11.3 herë se sa me dy doza, ndërsa rreziku për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore në rast infektimi zvogëlohet me 19.5 herë.

Studimi është kryer nga data 30 Korrik deri më 31 Gusht dhe kanë marrë pjesë 1.13 milionë qytetarë mbi 60 vjeç. Këta pacientë kishin përfunduar imunizimin 5 muaj më parë dhe ishin ndarë në dy grupe: ata që kishin bërë dy doza dhe pjesa tjetër të vaksinuar me 3 doza, raporton oranews.

Në studim thuhet se doza e tretë e Pfizer, në raport me variantin Delta të Covid-19, do të rriste efikasitetin e vaksinës në 95%.