array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Deklarata e rreme që i mveshet Mimoza Kusari-Lilës

Deklarata

Mimoza Kusari: Personi me te cilin komunikova eshte Blendi Fevziu

Media

Vlerësimi

Rrenë

Postimi “Mimoza Kusari: Personi me te cilin komunikova eshte Blendi Fevziu.” është i pavërtetë. Në një deklaratë të dhënë me datë 11/08/2023 Mimoza Kusari Lila ka konfirmuar se nuk ka dhënë asnjëherë një deklaratë të tillë.

Artikulli

Më 11 gusht 2023, faqja e Facebook-ut Prishtina ka publikuar një fotografi të Millan Radojçiq me përshkrimin “Mimoza Kusari: “Personi me te cilin komunikova eshte Blendi Fevziu.”

Faqja pretendon se këtë deklaratë e ka thënë shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Për të verifikuar nëse një deklaratë e tillë është thënë ndonjëherë në publik apo në takime tjera, me datë 11/08/2023 Krypometri ka kontaktuar me deputeten Kusari-Lila, e cila ka mohuar të ketë deklaruar diçka të tillë.

“Jo nuk e kam thënë, është e pavërtetë e gjitha”- ka theksuar Kusari-Lila.

Disa javë më parë Gazeta Nacionale ka publikuar disa audio-inçizime, në të cilat dëgjohen duke folur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Ky audio-inçizim, siç ka thënë Gazeta Nacionale, ka ndodhur në qershor të vitit të kaluar, kur deputetja Kusari-Lila kishte biseduar me ish-deputetin Simiq edhe për Millan Radojiçiqin, i cili mes tjerash është person i dyshuar për rastin e vrasjes së ish-politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Përpos kësaj, Radojiçiq është i dyshuar edhe në rastin Brezovica e madje edhe është në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së.

Gazeta Nacionale me audio-inçizimet që ka publikuar pretendon se shefja e GP të LVV-së ka pranuar që ka biseduar me Radojiçiqin.

Mimoza Kusari-Lila e ka pranuar në Debat Plus në RTV Dukagjini se në takim me Sllavko Simiqin ka biseduar përmes telefonit edhe me Millan Radojiçiqin.

“Nuk ka pasur biseda që shkojnë përtej agjendës së Kuvendit”– kishte deklaruar Kusari-Lila.

Krypometri ka kontrolluar materialet e publikuara nga Gazeta Nacionale mirëpo në to nuk është mesazhi i cili është publikuar në faqen Prishtina.