array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Biseda e inskenuar mes Kurtit dhe Mujecit

Deklarata

Albin Kurti: Si po te shkon shitja e droges Mujec?

Media

Vlerësimi

Rrenë

Postimi “Albin Kurti: Si po te shkon shitja e droges Mujec?” “Si ty shitja e rreneve shef” është i rremë. Burime zyrtare nga Lëvizja Vetëvendosje kanë konfirmuar se një diskutim i tillë nuk ka ndodhur.

Artikulli

Më 16 gusht 2023, në faqen e Facebook-ut Gjallë e kam I.Rugoven është publikuar një fotografi në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci.

Në përshkrim faqja ka shkruar “Albin Kurti: Si po te shkon shitja e droges Mujec?” “Si ty shitja e rreneve shef.”. E njëjta përmbajtje është vendosur edhe në fotografi.

Faqja pretendon se ky komunikim ka ndodhur mes kryeministrit Kurti dhe asamblistit Mujeci, i cili është është arrestuar me 15 gusht 2023 në Shqipëri bashkë me katër persona të tjerë nën dyshimet për trafikim me narkotikë.

Krypometri ka kontaktuar me zëdhënësin e Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka i cili ka thënë se përmbajtja është e rreme dhe asnjëherë nuk ka ekzistuar një bisedë e tillë.

“E tëra është lajm i rremë dhe nuk qëndron fare. Asnjëherë nuk ka ekzistuar një bisedë e tillë”- ka thënë Manxhuka në një deklaratë të dhënë me 17 gusht 2023 për Krypometër.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar të martën se gjatë një operacioni policor të koduar “Punisher 2”, janë arrestuar dy shtetas nga Kosova dhe tre nga Shqipëria nën dyshimin se të njëjtit trafikonin substanca narkotike.

Një nga personat e dyshuar që ra në pranga të Policisë Shqiptare është edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Besnik Mujeci.

Mujeci do të qëndrojnë në paraburgim “pa afat”. Gjykata Penale e Tiranës e ka caktuar këtë masë sigurie për pesë të arrestuarit e operacionit antidrogë, në të cilin janë sekuestruar 11,300 doza të drogës së llojit “Ecstasy”.

Besnik Mujeci 40-vjeçar është asamblist i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Pas lajmit për arrestimin e tij, partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, e ka përjashtuar nga radhët e saj.

“Si rrjedhojë Komisioni Disiplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE. Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen”- ka shkruar ai.

Në qershor të këtij viti, LVV-ja e kishte emëruar Besnik Mujecin si aksionar në ndërmarrjen lokale “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë.