array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Alarmi i rremë për konsumimin e ilaçit  

Deklarata

Duhet Patjeter Ta Dini !! Nëse Jeni Mbi 35 Vjeç, Mos E Mendoni Kurrë Ta Merrni Këtë Il Aç..!

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Duhet Patjeter Ta Dini !! Nëse Jeni Mbi 35 Vjeç, Mos E Mendoni Kurrë Ta Merrni Këtë Il Aç..!” nuk është i bazuar në fakte. Në artikull nuk ofrohet asnjë bazë shkencore apo opinion të ndonjë mjeku që e mbështetë konstatimin në titull. Në faqen zyrtare të infermierëve të Britanisë së Madhe thuhet se shumica e personave në moshë 17 e tutje mund të marrin këtë ilaç. Specialisti i mjekësisë së përgjithshme, Remzi Shala ka thënë se konstatimet e tilla duhet të bazohen vetëm në hulumtime shkencore, ndërsa shtoi se këto barna duhet të përdoren në bazë të përshkrimit të mjekëve. 

Artikulli

Më 27 mars 2023 faqja e internetit Lajme Ekskluzive publikoi një shkrim me titull: “Duhet Patjeter Ta Dini !! Nëse Jeni Mbi 35 Vjeç, Mos E Mendoni Kurrë Ta Merrni Këtë Il Aç..!

I njëjti lajm u shpërnda edhe në faqe tjera si: Online 24orë, Hajgare pa Pare, Intuita.

Deri sa, i njëjti lajm me po këtë titull qarkullon në faqe të ndryshme që nga muaji maj i vitit 2019, por në vazhdimësi rishpërndahet nga faqe të ndryshme.

Artikulli keqinformon lexuesit ngase brenda shkrimit këshillohet të mos merret ibuprofeni mbi 35 vjet, pa ndonjë bazë shkencore apo opinion të ndonjë mjeku të kësaj lëmie.

“Ibuprofeni dëmton veshkat në mënyrë pr gresive dhe mund të shk aktojë edhe arrest k ardiak ose goditje në tru. Personat mbi 35 vjeç janë ata që duhet të jenë më kujdesshëm gjatë marrjes së këtij ilaçi ose të përpiqen ta shmangin atë”- thuhet në shkrim.

Sipas të dhënave në NHS.UK shumica e personave në moshë 17 e tutje mund të marrin këtë ilaç.

Derisa, nëse jeni mbi 65 vjeç, ibuprofeni edhe mund të shkaktojë më shumë ulçera në stomak. Mjeku do t’ju përshkruajë ilaç për të mbrojtur stomakun nëse jeni duke marrë ibuprofen për një gjendje afatgjatë.

Në faqen zyrtare të infermierëve të Britanisë së Madhe nuk thuhet se mbi 35 vjeç nuk duhet të merret kyilacç.

Personat që duhet të kenë kujdes ndaj këtij ilaçi janë ata që kanë shfaqur reaksion alergjik, shtatëzënat, nëse keni astmë, lijë uji, tension gjaku jo stabil, probleme me zemër.

KALLXO.com ka kontaktuar me specialistin e mjekësisë së përgjithshme, Remzi Shala, i cili ka thënë se konstatimet e tilla duhet të bazohen vetëm në hulumtime shkencore. 

Ai ka thënë se përshkrimi i tepërt i analgjetikëve mund të shkaktojë dëme anësore, mirëpo ato mund të përdoren në bazë të përshkrimit të mjekëve.