Cisterne me uje

Temperaturat e larta, Komuna e Prishtinës vendos cisternë me ujë në sheshin ‘Skënderbeu’

Për shkak të temperaturave të larta në vend, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Brigadën e Zjarrfikësve kanë vendosur cisternë me ujë në sheshin “Skënderbeu”.

“Qëllimi i vendosjes së cisternave është freskimi i qytetarëve në mënyrë që sa më lehtë t’i kalojnë këto ditë me vapë të madhe”- thuhet në njoftimin e komunës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se kjo javë do përcillet me temperatura të larta deri në 38 gradë Celsius.

Po ashtu, është bërë thirrje që kategoritë e ndjeshme të mos ekspozohen për kohë të gjatë në këto temperatura.