Lladrovci përballet me pamje të banjove në QKMF-në pa ujë e pa sapun

Hulumtues të KALLXO.com ka verifikuar se në banjon e QKMF-së në Drenas, nuk ka sapun për pastrimin e duarve, ndonëse kjo kërkohet si masë parandaluese ndaj COVID-19.

Në debatin “Jeta në Komunë” u shfaqën pamjet të banjos së QKMF-së të xhiruar me 20 maj 2020 ku tregojnë se nuk ka ujë të rrjedhshëm as sapun. Ndërkaq, pamjet e muajit tetor 2020 tregojnë se ujë ka por sapun jo.

Lladrovci nuk u pajtua me këtë gjendje duke i kontestuar se nuk janë të vërteta.

“Unë nuk e di kush e ka fajin. Najherë mundet mos me pas ujë, ose me mshel dikush që i thirrë gazetartë. Tana i ka, nuk është problem që me ndalë qepin mos me qitë ujë. Unë pe pranoj që pastrimi nuk është në nivel, sepse është një objekt që i ka 50-60 vjet i ndërtum. E për këtë kam memorandum me qeverinë për ndërtimin e QKMF-së së re. Pra, nuk jam i interesum me investu në një objekt që ka me qenë jo funksional”, tha Lladrovci.