Kaqusha Jashari kritikon udhëheqjen e sotme të partisë që e themeloi ajo

Themeluesja e Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD), Kaqusha Jashari, në emisionin “Kallxo Përnime” ka kritikuar udhëheqjen e sotme të partisë.

Ajo ka thënë se nuk pajtohet me shumë veprime  të zyrtarëve dhe aktivistëve të PSD-së.

“Unë mendoj që kjo strukturë nuk është adekuate, kjo që po e udhëheq. Kjo parti që i morëm 12 deputetë. Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu etj. erdhën aty dhe kemi menduar që janë freski për partinë por nuk e mbajnë kryesinë… Mua më kanë kursyer në kohën e pandemisë, nuk më kanë ftuar në kryesi, tash a kanë filluar me mbajtë prapë mbledhje nuk e di por disa veprime të tyre më duken simpatike”, ka thënë Kaqusha Jashari.