Partia Socialdemokrate - Foto: Facebook

Kaqusha Jashari i komenton zgjedhjet e jashtëzakonshme në PSD

Themeluesja e Partisë Socialdemokrate (PSD), tash anëtare e kryesisë së kësaj partie, Kaqusha Jashari, në një prononcim për KALLXO.com i ka komentuar zgjedhjet e brendshme të PSD-së.

Jashari ka thënë se pas humbjes në zgjedhje është dashur të ‘freskohen’ organet e partisë.

“Partia Socialdemokrate e ka zgjedhur kryetarin e ri sot në kuvend të jashtëzakonshëm pas disfatës që ka pësuar në zgjedhjet e 6 tetorit. Prandaj është dashur të përtërihen organet, me i fresku dhe atë e kemi bërë sot. Kryetari është votuar me vota të fshehta”, tha ajo për KALLXO.com.

Në zgjedhjet e sotme të PSD-së, kryetar u zgjodh Dardan Molliqaj.

Zgjedhja e Dardan Molliqajt në krye të PSD-së erdhi pasi Shpend Ahmeti dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Ahmeti sot bëri të ditur se ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të gjitha strukturat udhëheqëse të partisë, duke filluar nga kryetari.

Ai mes tjerash njoftoi se ka vendosur që të mos kandidojë për asnjë pozitë në parti.

“E para si marrje e përgjegjësisë për rezultatin zgjedhor, por arsyeja kryesore është angazhimi kryesor dhe i vetëm i imi në Komunën e Prishtinës”, ka shkruar ish-kryetari i PSD-së.

Shpend Ahmeti jep dorëheqje nga kryetari i PSD-së