Alicia Kearns, Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Alicia Kearns: Vuçiqi më kërcënoi

“Ai (Aleksandar Vuçiq) më ka kërcënuar mua dhe për këtë duhet të më kërkojë falje”, ka thënë deputetja e Parlamentit britanik Alicia Kearns, në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”.

Ajo tregoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur atë “lobiste myslimane”.

“Ai tha se unë isha lobist mysliman dhe se do të më hetonte. Le të jemi shumë të qartë, kjo është retorikë e rrezikshme. Përdorimi i fjalës mysliman si një term që përdoret si armë kundër dikujt, dhe kjo është pikërisht ajo që ne duhet të mbajmë një qëndrim të qartë kundër kësaj”- tha ajo.

Ajo shtoi se pavarësisht të gjithasve, ajo “do të punojë me Serbinë”.

“Ne duhet të punojmë me Serbinë dhe unë do të punoj me Serbinë. Nëse Vuçiç dëshiron të takohet me mua për të diskutuar se si të arrijmë përparim në këtë drejtim, dera ime është e hapur për të. Por ndryshimi është se ne nuk duhet të kemi një qasje të përqendruar vetëm në Beogradin”, tha Kearns.