Foto: Mehreme Goliqi

18-vjeçarja nga Lipjani, autore e katër librave

Nisi të shkruante poezi kushtuar mësueses së saj, e cila kishte shkuar në pushim mjekësor. Brenda dy muajve, Mehreme Goliqi shkroi aq poezi sa i duheshin për një libër. Në kohën kur ajo përfundoi poezitë edhe mësuesja e saj u kthye në shkollë.

Ky ka qenë libri i parë i 18-vjeçares, e cila është nxënëse e gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan. Libri me poezi “Arsimtarja Meritë”, ishte vetëm fillimi për të, pasi ajo tashmë është autore e katër librave, tri me poezi dhe një me tregime. Librat e tjerë të saj mbajnë titujt “Fuqia e Fjalës”, “Nëna” dhe “Liria ka vepra”.

Në moshën 17-vjeçare, për vetëm pesë ditë vajza nga Lipjani shkroi dhe veprën e saj të dytë, “Nëna”. Për të vazhduar pastaj dhe me librin “Fuqia e fjalës”.

Librin e fundit “Liria ka vepra”, i cili përmban ngjarje historike shqiptare nga më të ndryshmet, Goliqi e ka botuar gjatë muajit mars.

Pëveç shkollës, ajo merret edhe me punë vullnetare. Momentalisht Mehreme Goliqi është anëtare në organizatën YAHR në Lipjan.

Autorja Aulona Dodaj është nxënëse e gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.