Ramush Haradinaj James MEE

Islami lihet pas nga politika e Kosovës derisa vendi po e shtyn veten drejtë anëtarësimit në BE

Kosovarët përderisa po aspirojnë për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian, ata mund të jenë duke luajtur me identitetin islamik që të lehtësojnë rrugën e tyre.

Ish-presidentët e Shteteve të Bashkuara rrallë janë nderuar në rrugët e Karaqit(Pakistan) apo të Kairosë (Egjipt). Rajoni i vogël i shkëputur i Ballkanit në Kosovë, sidoqoftë qëndron si një xhep i rrallë i botës muslimane ku udhëheqësit amerikanë të viteve të kaluara janë nderuar.

Kryeqyteti i saj, Prishtina ka madhëruar burrështetasin Arkansas Bill Klinton me një përmendore prej 3.5 metrash, me dorën e tij të majtë të shtrirë dhe buzëqeshjen e ndritshme në një shesh të kohës së sovjetikëve.

Ndërkohë, çudia qëndron në faktin se përmendorja e bronztë qëndron vetëm 1 kilometër nga këndi i rrugës Xhorxh Bush.

Flamurët me shirita amerikanë vazhdojnë të valëviten në erën e tërë Kosovës, 19 vjet pasi operacionet ushtarake të NATO-s ndaluan masakrat serbe dhe mizoritë e tjera atje, dhe 10 vjet pasi provinca më e madhe muslimane deklaroi se po ndahej nga Beogradi.

Duke folur për Syrin e Lindjes së Mesme(MEE) dhe mediat e tjera nga zyra e tij e ajrosur në Prishtinë, kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se kosovarët jetojnë në “një botë tjetër” prej vëllezërve të tyre muslimanë nga Lindja e Mesme.

Unë jam shqiptar. Nuk jam mysliman. Religjioni nuk është identiteti im I parë. – Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës.

“Ne jemi një komb Euro-Atlantik. Kur ne ishim në telashe, SHBA-të dhe NATO ishin me ne, kështu që ne i përkasim këtij klubi”, tha Haradinaj, i cili ende ecë me një krekosje prej heroi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga beteja për mbijetesë e viteve 1998-99 kundër forcave sulmuese jugosllave të udhëhequra nga serbët.

“Unë jam shqiptar. Nuk jam mysliman. Religjioni nuk është identiteti im i parë. E vërteta është se ne kemi ekzistuar për më shumë se 2 mijë vite, madje edhe para Muhamedit apo Jezusit. Ne kemi kujtesë, ne e dimë se kush jemi, ne kemi jetuar si të krishterë për shumë kohë dhe e kemi pranuar religjionin musliman gjatë kohës së administratës Osmane”.

Për komente të tilla, Kosova i reziston trendëve të shumë vendeve me shumicë muslimane.

Përderisa, më shumë se 90 përqind e popullatës, prej 1.8 milionë njerëzve janë kosovaro-shqiptar dhe musliman, institucionet sekulare çmohen, xhamitë janë më pak të dukshme në krahasim me pjesët e Lindjes së Mesme, dhe ka shumë më pak dëshirë për ligje islamike.

Nga analizimi, kjo është më shumë se vetëm një përdorim i figurshëm kultural. Përderisa kosovarët aspirojnë për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian(BE), ata mund të jenë duke e zbutur identitetin islamik në mënyrë që të lehtësojë rrugën e tyre në klubin e vendeve me rrënjë të krishtera.

Përvoja e Turqisë mund të jetë udhëzuese. Ankaraja dhe BE-ja kanë hapur bisedimet e anëtarësimit në vitin 2005, por negociatat kanë një terren ndalues, pasi që shumica e vendeve muslimane me 81 milion njerëz është duke “lëvizur shumë më larg” nga blloku, sipas një raporti të BE-së.

Për disa avokatë të të drejtave muslimane, kjo e përforcon idenë se BE-ja dhe disa nga anëtarët e saj janë armiq të Islamit dhe nuk duan miliona mysliman nga Turqia, Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit t’i bashkohen bllokut.

Ata tregojnë për një porosi ndërkombëtare të WikiLeaks nga viti 2004 në të cilën kardinali Ratzinger, i cili shpejtë u bë Papa Benedikti XVI, foli kundër hyrjes së një shteti mysliman në BE dhe bëri presion që  kushtetuta e tij të përmend “rrënjët e krishtera” të Evropës.

Politikanët popullist nëpër Evropë shpesh parashikojnë valë të refugjatëve musliman në kohën kur BE-ja do të zgjerohet në juglindje. Në vitin 2016, Nigel Farage, një mbështetës i fushatës Brexit, paralajmëroi për miliona refugjatë dhe sulme terroriste në “autoritetet islame”, nga bashkimi i Turqisë me bllokun.

Vessela Tcherneva, analiste bullgare për Këshillin Evropian në Marrëdhëniet me Jashtë, një institut hulumtimesh pranoi retorikën anti-refugjate nga turma e vendeve përgjatë Evropës, por thanë se kjo është jashtë politikave kryesore të BE-së.

Tcherneva përmendi minoritetet shekullore muslimane të anëtarëve të BE-së, siç është Bullgaria, popullata e konsiderueshme muslimane në Francë, dhe kancelaren gjermane Angela Merkel për hapjen e dyerve për sirianët, afganët dhe të tjerët gjatë krizës së refugjatëve të vitit 2015-të.

“Evropa mund t’i përballojë”, tha Tcherneva për MEE. Religjioni është vetëm një shfaqje e njëanshme e principeve të BE-së, të cilët janë të përqendruar në përparimin e “demokracisë liberale ku të gjithë janë të barabartë para ligjit”, pavarësisht besimit, shtoi ajo.

Kjo është arsyeja pse Kosova mund të jetë një përshtatje e mirë për Euro-klubin, shtoi ajo. Republika malore e njohur pjesërisht, me dalje në det, në madhësinë e Delaware-it, tashmë është e lidhur me institucionet laike.

“Religjioni nuk ka qenë asnjëherë një tipar i fortë atje; ka qenë gjithmonë një shtet ateist. Ka disa përpjekje rinovuese për kthimin e religjionit në komunitetet myslimane përgjatë Ballkanit, por nuk është një faktor vendimtar”, tha Tcherneva për MEE.

Kosova ka pengesa më të mëdha se religjioni në rrugën e Integrimit Evropian, shtoi ajo. Prishtina është njohur nga 115 qeveri, duke përfshirë 23 nga 28 anëtarë të BE-së, por anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara është duke u bllokuar nga aleatët e Serbisë, Rusia dhe Kina.

Shqipëria, Bosnia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, të gjitha shpresojnë t’i bashkohen BE-së. Bisedimet e anëtarësimit janë duke u zhvilluar me Serbinë dhe Malin e Zi: Beogradi duhet të bëj një marrëveshje me Kosovën… nëse dëshiron të bashkohet deri në vitin 2025 kur është edhe objektivi.

Përderisa Brukseli i bën presion Serbisë që të pranoj pavarësinë e Kosovës, në mënyrë të ngjashme i jep një shtytje të lehtë Prishtinës për të luftuar korrupsionin dhe nepotizmin, të ndjek penalisht të dyshuarit e UÇK-së për krime lufte dhe të mbrojë minoritetin serb, si 4 përqindëshi i popullatës.

Për drejtorin ekzekutiv të Aktiv-it, Miodrag Milicevic, i cili lobon për të drejtat e serbëve nga një bazë në qytetin verior të Mitrovicës. Tensionet mes serbëve dhe kosovarëve-shqiptarë janë kërcënimet më të mëdha të vendit.

Së fundmi në një anketë të opinionit në zonën e veriut të Kosovës me popullatë serbe, 90 përqind e të anketuarve thanë se vendi është duke lëvizur në drejtim të gabuar, dhe rreth gjysma e tyre presin që të zhvendosen jashtë vendit brenda pesë viteve të ardhshme.

Ndërkohë, që religjioni përforcon ndarjet, popullata është më shumë e ndarë nga identiteti kombëtar, mizoritë e luftës dhe ankesat e perceptuara, se sa nga tensionet mes Islamit dhe Kishës Ortodokse serbe, thotë Miliçeviç.

“Në këtë lloj mjedisi të brishtë dhe jostabil, nuk e ndjen se po e ndërton të ardhmen tënde, pas kaq shumë vitesh të mos stabilizimit të situatës ti më shumë e ndjen migrimin se sa qëndrimin në Kosovë”, Miliçeviç i tha MEE-së.

“Nëse je duke e humbur gjysmën e qytetarëve nga veriu i Kosovës, kjo është afër një katastrofe”. /Përkthyer nga MEE/

LINKU i tekstit në gjuhën angleze në MEE.