Ilustrim

Grabitja spektakulare në Aeroportin e Tiranës arrestohet edhe një person

Policia e Shtetit ka arrestuar edhe personin e shtatë të dyshuar për ngjarjen e 9 prillit 2019 ku nga Aeroporti i Rinasit u grabitën disa miliona euro të cilat po transportoheshin për jashtë shtetit.

Shtetasi H.K. 48 vjeç është arrestuar me dyshimet se ishte I përfshirë në planin për grabitjen.

Grabitja e 9 prillit është nëjra nga grabitjet më spektakolare në Shqipëri.

Një grup i armatosur grabitën miliona euro duke përdorur mjete të kamugluara si automjete qeveritare. Grupi kishte përdorur edhe maska të rreme.

Gjatë grabitjes grupi ishte përleshur me armë me policinë. Në incident ishte vrarë edhe njëri nga antarët e grupit të grabitjes.

Për grabitësin e vrarë, Admir Murataj, në vendim thuhet se i është gjetur një granatë dore e montuar me ndezës, granata tymuese, automatik me fishekë në fole dhe një aparat që shërbente për bllokimin e valëve.

 

 

16 Qershor 2019 - 10:50

Kallxo 16/06/2019 - 10:50
NDËRVEPRIMI0

KRYESORE

Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend